• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Çfarë PËLQEJNË shqiptarët të shikojnë më shumë? Kjo HARTË na e tregon (FOTO)
Home
Sociale

Çfarë PËLQEJNË shqiptarët të shikojnë më shumë? Kjo HARTË na e tregon (FOTO)

21 June, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mbizotërimi i futbollit si sporti më i ndjekur në botë është aq i qartë, sa nuk duhet të jetë surprizë për askënd që të shohë emrin e futbollit në krye të listës.

Një ndër kompeticionet më të ndjekura në botë, Kupa e Botës, ka nisur, dhe britanikët e The Independent kanë përpiluar një hartë me të dhënat e së gjithë botës, lidhur me çështjen se cili është sporti më i ndjekur.

“Loja e bukur”, siç e quajnë futbollin, ka tifozë në Lindje si Japonia dhe në Perëndim si Amerika, por askund në tokë më shumë se sa në Europë, futbolli nuk është kaq popullor. Për shumicën e kombeve evropiane, kjo nuk është vetëm një lojë, por një stil jete. E në hartën e ngjyrosur me ngjyrën e futbollit, bën pjesë edhe Shqipëria.

 

 

FIFA World Cup është ngjarja e cila dominon më tepër e këtij sporti, i cili nuk është vetëm ngjarja më e ndjekur nga sportdashësit, por edhe një nga garat më të forta që qarkullojnë fitime të larta kudo në botë. Futbolli është një nga sportet më të arritshme në botë. Futbolli dominon titujt e sporteve në disa nga vendet më të mëdha të botës duke përfshirë pothuajse të gjitha vendet europiane si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Spanja, Italia etj. Në Amerikën e Jugut, futbolli është më shumë se vetëm një lojë, përfaqëson ëndrrat dhe gëzimin për fëmijët në Brazil, Argjentinë apo edhe vendet e tjera latine.

Sipas hartës së përpiluar, në SHBA sporti më i ndjekur është futbolli amerikan, në Kanada futbolli, në Amerikën e Jugut dominon futbolli me 80% dhe 20% kriket. Kupa Botërore e Futbollit angazhoi 3.9 miliardë njerëz gjatë FIFA 2014, duke e bërë atë garën më të madhe sportive të ndjekur. Ndërsa finalja e Kupës së Botës 2014 u ndoq nga 700 milionë njerëz në të gjithë globin. Garat më të paguara sportive: 1.5 miliardë dollarë fitohet si shpërblime çdo vit në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, që është konkursi i elitës evropiane, ku marrin pjesë klube nga 54 vende. Në fakt 4 nga 5 garat me fitimet më të larta janë ngjarjet e futbollit (Liga e Kampionëve, FIFA World Cup, Europa League, UEFA Euro)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KONTAKTET ME KRIMIN"/ Gjyqtari i Apelit të Tiranës drejt shkarkimit. KPK vendos SOT për fatin e ILIR TOSKËS
Previous article Meshkujt që kanë probleme me erkesionin rrezikohen nga ...

k.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT