Pas skandalit të përgjimeve, 5 vjet pasi u largua nga SHBA-ja për në Moskë, Edward Snowden gjendet në vështirësi. Mediat amerikane aludojnë se Rusia, pasi e dashura e tij zbuloi pamjet e jetës së tyre të fshehtë nuk po e trajton Snowden si “azilantin politik të preferuar”.
Ky muaj shënon përvjetorin e pestë që kur “tradhëtari inteligjent” zbuloi sekretet më të mëdha të inteligjencës Amerikane në histori.
Nuk dihet me ekzaktësi se ku ndodhet Snowden,pasi e dashura e tij Lindsay Mills publikoi pamje nga shtrati që po bëjnë xhiron e botës.
Në pritje të një qëmdrimi zyrtar nga pala Ruse, Snowden duket se po kalon orë të ethshme.