Një 25-vjeçar ka plagosur me thikë prindërit. Pas një debati në familje djali i ka qëlluar me thikë në pjesën e qafës dhe të trupit duke i lënë të plagosur rëndë nënën dhe babanë, ndërsa u prangos pas rreth një ore në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45 minuta në banesën tre katëshe të familjes në hyrje të qytetit të Durrësit në lagjen Nr. 1, ndërsa e pranishme në momentin e sherrit ka qenë edhe bashkëjetuesja e të riut. Sipas burimeve të Report Tv, familja ishte duke parë ndeshjen e drekës së Botërorit, kur djali Hajri Neziri 25 vjeç fillimisht ka debatuar me prindërit Destan dhe Hasie Neziri 75 dhe 64 –vjeç më pas është konfliktuar fizikisht dhe i ka qëlluar me thikë. Paraprakisht dyshohet se shkak i sherrit ka qenë e dashura e djalit e cila nuk pëlqehet nga prindërit e tij.
Report Tv sjell pamjet nga banesa e familjes Neziri ku ndodhi ngjarja dhe njollat e gjakut. Konfliktin dhe të bërtiturat e prindërve i kanë dëgjuar fqinjët, të cilët kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën. Ndërkohë që djali, pasi plagosi prindërit është larguar nga banesa me shpejtësi së bashku me bashkëjetuesen duke u fshehur, por pas rreth një ore ai është arrestuar në Tiranë. Hajri Neziri u paraqit i lënduar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa është lajmëruar policia, e cila e ka arrestuar. 25-vjeçari, që ishte nën shoqërinë e bashkëjetueses në Spitalin e Traumës ka marrë mjekim, pasi ka një plagë në dorë nga konfrontimi fizik dhe më pas të dy janë dërguar në Durrës.
Ndërsa të moshuarit ndodhen në spitalin e Durrësit në kujdesin e mjekëve, por në gjendje shumë të rëndë për jetën. Sipas mjekëve, gruaja ka marrë 6 plagë në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa burri 2 në pjesën e qafës. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit në familje që solli plagosjen e prindërve nga djali. E para që po merret në pyetje është bashkëjetuesja e autorit, që ka qenë prezentë në momentin e sherrit, ndërsa më pas do të merret 25-vjeçari. Në javët e fundit në vend kanë ndodhur disa krime në familje.
https://youtu.be/LOjmJtfPTIg”


