• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKARKOHET PROKURORI I ALDO BARES/ Vettingu: Mbrojti nga hetimi kolegun e korruptuar…
Home
Aktualitet
Drejtësi

SHKARKOHET PROKURORI I ALDO BARES/ Vettingu: Mbrojti nga hetimi kolegun e korruptuar…

20 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Përfaqësuesi i shtetit në hetimin kundër bandës së Lushnjes e të Aldo Bares, Gentian Trenova, i cili ishte së fundmi prokuror i Apelit në Tiranë, por edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, u shkarkua nga detyra.

Trupa e vetting-ut nuk i zbardhi arsyet e këtij verdikti të parashikuar, përderisa në një seancë të mëparshme karriera e Trenovës u sulmua dhe u komentua edhe nga një përfaqësues i ONM-së. Ndaj prokurorit të njohur gjithashtu edhe në qarqet e jurisprudencës për botimet e shumta u hodhën pikëpyetje mbi pushimin e dy dosjeve, njëra për korrupsion dhe tjetra për pastrim parash.

Rasti i Trenovës është i pari kur KPK hyn deri në cilësinë e hetimeve, edhe pse komponentët e verifikimit janë të qartë dhe kanë lidhje me pasurinë, aftësinë profesionale dhe figurën. Tashmë që shpresa e prokurorit është shkalla e dytë, avokati i tij hodhi hije dyshimi mbi standardet e vetting-ut.

Por largimi i Trenovës bën më të vështirë edhe funksionimin e një organizmi të ri të reformës siç është KED-ja, prej të cilës tashmë janë larguar dy anëtarë, ndërsa një e tretë, Rovena Gashi është e pezulluar nga detyra. Tashmë, KED-ja ka mbetur me 6 anëtarë dhe ajo nuk mund të shqyrtojë kandidaturat që synojnë Gjykatën Kushtetuese. Krahas kësaj situate, ritmet e vetting-ut duket se kanë vendosur si prioritet anëtarët që synojnë Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Prej javësh po kontrollohen me prioritet vetëm këta kandidatë siç ishte edhe Ilir Toska, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Toska është kandidat për në KLGJ dhe sipas gjyqtarëve të vetting-ut, ai i justifikon pasuritë sepse rezulton të jetë pronar i vetëm një apartamenti në Tiranë. Relatorja evidentoi një raport të DSIK që konkludonte se gjyqtari kishte lidhje të papërshtatshme. Por, pas hetimit të thelluar, rezultoi se ky raport ishte i pabazuar në prova.

“Unë kërkoj konfirmimin në detyrë”, theksoi Ilir Toska, vendimi për të cilin shpallet më 21 qershor. Nga mënyra se si u mbajt procesi, ishte e qartë se ai e kalon provimin e KPK-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Iran-Spanjë, iberikët "të etur" për goleadë
Previous article Udinese interesohet për mbrojtësin e Milanit

F.autor

Postime të ngjashme

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve Aktualitet

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë Aktualitet

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre Aktualitet

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT