• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAPET KOKA E TRAFIKANTËVE DHE BOSI NË BRITANI/ Shqiptari-oficerit: Ty të mbaj mend shumë mirë… (VIDEO)
Home
Breaking News

KAPET KOKA E TRAFIKANTËVE DHE BOSI NË BRITANI/ Shqiptari-oficerit: Ty të mbaj mend shumë mirë… (VIDEO)

20 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka shkatërruar një bandë, e cila dyshohet se ka trafikuar me qindra emigrantë në Britani, të fshehur në kamionë frigoriferikë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe kreu i kësaj bande shqiptare. Ai është Alket Dauti dhe u arrestua në një aksion të zhvilluar në një apartament në Penge, në jug të Londrës. Operacioni, sipas mediave britanike, ishte pjesë e një hetimi të gjerë mes disa vendeve të Europës.

31-vjeçari u arrestua në shtëpinë e tij. Teksa oficerët e shoqëruan jashtë banesës me pranga në duar, ai iu drejtua një prej oficerëve të infiltruar të Agjencisë Kombëtare të Krimit, i cili e mbajti atë nën përgjim deri në momentin që u arrestua, me fjalët: “Ty të mbaj mend shumë mirë”.

Bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij të vegjël mbetën të shtangur kur oficerët e morën nga apartamenti i familjes.

Ndërsa teksa po hipte në makinën e policisë Dauti iu drejtua gazetarëve të britanikes “Standard” me fjalët: “Shkruani mirë për mua, kapët fotografi të mira?”

10 pjesëtarë të tjerë të kësaj bande ishin arrestuar më parë, në operacione të zhvilluara në Belgjikë, Francë dhe Spanjë.

Banda përdorte shoferë të korruptuar kamionësh për të marrë emigrantët në Belgjikë, të cilët i fusnin në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet porteve të ndryshme.

Sipas “Standard”, ata dyshohet se janë të përfshirë në trafikimin e qindra emigrantëve në Britani. I dyshuari u arrestua, pasi për të ishte lëshuar një urdhër arrest nga Policia Federale Belge, e cila po drejton hetimet.

Një oficer belg, i cili ishte pjesë e aksionit të kësaj të mërkure tha: “Ka kaq shumë para në trafikun e njerëzve sa dikush tjetër do të jetë në radhë për të zënë vendin e tij. Do ta marrin përsipër këtë rrezik ndonëse e dinë që mund të arrestohen. Viktimat nuk dhunohen apo trajtohen keq, por rreziku i futjes së grave dhe fëmijëve në kamionë frigoriferikë është shumë i madh. Një moment mund të mbeten pa ajër”.

Banda dyshohet se trafikonte shqiptarë, të cilit paguanin shifra të mëdha parash për të qëndruar në hotele në Belgjikë, përpara se të vinin në Britani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përkujdesin dhe dashurinë ndaj qenit, Eranda Libohova e ka transmetuar edhe tek nëna e saj
Previous article "SIRIANËT"/ Nard Ndoka "TALLET" me opozitën: Si nuk e kuptuat një herë të vetme Ed Ramën! Madje as…

F.autor

Postime të ngjashme

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT