• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Tavekio: Venturën e zgjodha unë, në merkato kishte mbetur vetëm ai, Montela dhe De Biazi
Home
Futboll

Tavekio: Venturën e zgjodha unë, në merkato kishte mbetur vetëm ai, Montela dhe De Biazi

19 November, 2017 Ina.Autor Futboll, Sport

Nuk po kalon ditë të lehta Karlo Tavekio. Italia po kalon një nga momentet më të vështira të historisë së futbollit “axurr” pas eliminimit të përfaqësueses nga Botërori “Rusi 2018”. “Stuhia” ka kapur sidomos presidentin e Federatës së Futbollit Italian, i cili, gjatë një interviste për programin televiziv italian “Le Iene” ka zbuluar gjendjen e tij shpirtërore…

NJË PENG
Në lot, Tavekio ka akuzuar Venturën: “Është një çështje teknike: ishte faji i tij. Kundër Suedisë u gabua me formacionin”. Ventura nuk dha dorëheqjen, por ishte vetë Tavekio ai që i tregoi derën… ashtu siç e kishte ftuar fillimish. I nxitur nga “hiena” Nikolo De Devitis rreth zgjedhjes së teknikut për stolin e përfaqësueses, Tavekio ka pranuar: “Po, është e vërtetë, e zgjodha unë,” duke zbuluar edhe kandidatët: “Por, ajo ishte oferta e mbetur. Konte u largua, kishte shkuar te Çelsi… Në merkato kishin mbetur Ventura, Montela dhe De Biazi.” Me të cilin ishte arritur edhe akordi: në fakt, ish-tekniku i Kombëtares shqiptare ishte trajneri i “axurrëve” për 3 javë: drejtori teknik Marçelo Lipi zgjodhi Venturën.

KËSHTU DUHET TË LUANIM
Dhe me zërin që i dridhej shpjegoi se si ndihet: “Nuk jam aspak i qetë, nuk arrij të fle prej katër ditësh. Luajtëm vërtet keq: ndaj kundërshtarëve prej 1 metër e 90 ne krosonim në mes të zonës. Duhej t’i përballonim me të vegjlit, por ata po ngrohnin stolin”. Duke iu referuar, në mënyrë të qartë, Lorenco Insijes, lojtarit të Napolit, i cili nuk e pa fushën për asnjë minutë në sfidën e “San Siro”-s.
Këto kanë qenë të vërtetat e para të Tavekios, pas “së hënës së zezë” të “San Siro”-s: me shkarkimin e Xhian Piero Venturës dhe fjalët e presidentit që ishte limituar të shpjegonte (shkurtimisht) sesi i dha lamtumirën trajnerit. Asnjë shfryrje, përveçse në privat, deri në këtë moment: Tavekio nuk është përmbajtur, i dokumentuar nga të dërguarit e “Le Iene”, të cilët do raportojnë deklaratën e plotë të presidentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Barcelona/ Paulinho i barabartë me BBC-në
Previous article Basha ironizon Ramën: E pamundur që ambasadorët të sjellin investitorë!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar Futboll

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar

RIKTHEHET MOU/ Real paguan klauzolën, në merkato “ëndrra” quhet Julian Alvarez Futboll

RIKTHEHET MOU/ Real paguan klauzolën, në merkato “ëndrra” quhet Julian Alvarez

"NDIHEM NË FAJ"/ Tare: Milani më i madh se të gjithë, krenari të punoja këtu Futboll

"NDIHEM NË FAJ"/ Tare: Milani më i madh se të gjithë, krenari të punoja këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT