Ish-lideri i AK-së Kreshnik Spahiu ka paralajmëruar sërish revolucion.
Lajmin e ka bërë me dije gjatë replikave të shkëmbyera në rrjetet sociale me një sërë qytetarësh.
Teksa ata e pyesin mbi rikthimin e tij për të sjellë revolucion, ai siguron se gjithçka do të ndodhë në vendin dhe kohën e duhuar duke këshilluar që të bëjnë durim dhe të presin.
Hera e fundit që Spahiu ka parashikuar diçka të tillë ka qenë koha kur hyri në “çadrën e protestës” bashkë me aleatin e përkohshëm Lulzim Basha.
Pas zhgënjimit të thellë që deklaroi se mori nga ky i fundit, Spahiu u largua nga vendi për të hedhur pas gjithçka që ndodhi.
Por së fundmi ai është riaktivizuar në rrjetet sociale për t’i dhënë kurajo ndjekësve të rij në Facebook.
Vetëm pak ditë më parë ai përmes rrjetit social Facebook ju lut Zotit që të ndëshkonte armiqtë e tij.



