• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Korrupsioni në universitete, krijohet Task–Forca e parë studentore
Home
Sociale

Korrupsioni në universitete, krijohet Task–Forca e parë studentore

19 November, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Prej muajit tetor një grup studentësh i përbërë nga tre universitetet publike në vend, ai i Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, kanë themeluar strukturë që synon të nxisë dhe mbështesë studentët për të evidentuar dhe denoncuar korrupsionin në universitete.

Kjo nisëm e stimuluar nga Qendresa Qytetare dhe Fondacioni Gjerman Friedrich Ebert synon të fuqizojë studentët me njohuri teknike dhe teorike mbi korrupsionin si dhe me mënyrat e ushtrimit të tij nga ana e stafit akademik apo Bordeve të krijuara të administrimit të cilat tashmë me reformën e re në arsimin e lartë menaxhojnë të gjitha paratë e investimeve të universiteteve, njofton exit.al/ Task Forca Studentore do të jetë një adresë dhe portë për çdo student që rrezikohet apo ka të dhëna për të kryer korrupsion pasiv nga pedagogët në tre universitetet publike ku kjo strukturë operon.

Përfaqësuesit e saj janë të mirë trajnuar nga ekspertë të fushës për të orientuar bashkëmoshatarët e tyre dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me strukturat e policisë së shtetit (departamentin anti-korrupsion) për të vënë në lëvizje organet e hetimit në raste flagrante.

Studentët me krijimin e këtij instrumenti do të jenë më të lirshëm dhe do të kenë më shumë besim tek bashkëmoshatarët e tyre për të folur mbi padrejtësitë dhe tentativat e kërkimit të ryshfetit në këmbim të notës, librave, apo shërbimeve administrative.

Deri më sot ky problem është lënë nën hije për shkak të mungesës së besimit tek institucionet e hetimit dhe lidhjes së tyre nepotike me stafet pedagogjike, por me reformën e re në drejtësi dhe angazhimin e brendshëm studentor, ne synojmë të nxisim dhe organizojmë studentët të jenë promotorë të adresimit të këtij fenomeni që sjell pasoja të rënda tek formimi i brezave akademikë duke dekurajuar studentët, duke nxitur pabarazinë dhe favorizuar të paaftët.

Në adresë të Task Forcës deri më tani kanë ardhur rreth 250 aplikime për tu bërë pjesë dhe dhjetra raste që pritet të trajtohen nga strukturat e posaçme të policisë së shtetit. Ne besojmë se kjo iniciativë i shërben parandalimit të korrupsionit, aktivizimit dhe organizimit të komuniteteve studentore si promotorë të ndryshimeve dhe ndikimit të tyre në vendimmarrjen dhe transparencën e institucioneve të arsimit të lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dalin fotot e fundit të avokatit shqiptar Besnik Muço përpara zhdukjes
Previous article Tom Doshi dhe Flamur Noka takohen si miq! (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT