Policia e elbasanit informon për një grabitje në teatrin “Skampa” në qendër të qytetit. A ta kanë vjedhur një shumë prej 4500 euro të cilat kanë qenë paratë e financieres së teatrit, i kishte lënë në zyrë për ti ruajtur aty . Autorët nuk kanë vjedhur asgjë në pronësi të institucionit.
Autorët dyshohet se kanë hyrë nga dera e pasme e teatrit “Skampa” në Elbasan. Gjithashtu është marrë në pyetje financierja e teatrit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen grabitësve.


