Derisa Presidenti Thaçi është bërë gati që të dielën të takohet me presidentin serb, Aleksander Vuciq, në Bruksel, nesër shefat e Grupeve Parlamentare diskutojnë për Fazën finale të dialogut me Serbinë.
Instituti Demokratik e Kosovës ka organizuar tryezë me pjesëmarrës shefat e grupeve parlamentare tën Kuvendit për të biseduar rreth fazës finalë të bisedimeve.
Tryeza mbahet të mërkurën, ndërsa Thaci veçse ka marrë ftesë për të shkuar në Bruksel në takim me Vuciqin.
Ndërkaq shumica e Grupeve Parlamentare deri më tani janë deklaruar kundër Thaçit kryenegociator. Po kërkohet unitet në fazën finale të bisedimeve Kosovë – Serbi, e presidenti Thaci, sipas LDK’së, Vetëvendosjes, PSD’së, por edhe Nismës, nuk nuk paraqet figurë unifikuese.


