• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bisedimet intensive në Bruksel, Thaçi shkon pa u mandatuar edhe pse…
Home
Rajon

Bisedimet intensive në Bruksel, Thaçi shkon pa u mandatuar edhe pse…

19 June, 2018 Redaktor2 Rajon

Hashim Thaçi s’e ka ndërmend ta dëgjojë fjalën e fundit të partive politike për t’ia dhënë atij miratimin që të jetë në krye të negociatave. Në rolin e prijësit, shefi i shtetit do të niset të dielën në Bruksel. Aty do të takohet me homologun e tij nga Serbia, Aleksander Vuçiq, dhe shefen e BE-së për politike të jashtme, Federica Mogherini.

Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, e ka konfirmuar takimin me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, që do të mbahet të dielën në Bruksel. Ai sot e bëri të ditur se e ka pranuar ftesën nga Federica Mogherini dhe se tashmë ia kanë konfirmuar asaj pjesëmarrjen e ekipit nga Kosova.

“Kemi pranuar ftesën si president i vendit nga zonja Mogherini për të vazhduar dialogun në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë për të shikuar mundësitë e implementimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani por edhe për të shikuar arritjen përfundimtare të Kosovës me Serbinë.

Kemi konfirmuar pjesëmarrjen, ekipet tona do të takohen në ditët e ardhshme, takimi mes presidentëve do të ndodhë të dielën. Do të kemi kontakte të vazhdueshme me gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë që të kemi koordinim më të mirë”, u shpreh sot Presidenti.

E përderisa i pari i vendit po flet me shumë siguri si lider i këtyre negociatave, partitë politike ende nuk kanë dalë me ndonjë qëndrim se çfarë do të jetë pikëpamja e tyre karshi rolit të tij në këto bisedime.

Sidoqoftë, njëra nga gratë më të votuara në Kosovë por edhe në partinë e Isa Mustafës Vjosa Osmani vazhdon të jetë kundër presidentit Thaçi në këtë proces.

Ajo, për dallim nga zyrtarët tjerë të lartë të kësaj partie, nuk po e do Thaçin si kryenegociator. Të tjerët, pra zyrtarët e LDK-së, i kanë zbutur qëndrimet për ish-kreun e PDK-së dhe praninë e tij në dialogun me Serbinë.

Por Vjosa Osmani, në një përgjigje për Express duke e komentuar nisjen e Presidentit në Bruksel të dielën, tha se pa mandatim të Kuvendit, ai mund të flasë vetëm në emrin e tij personal.

“Thaçi, pa u mandatuar nga Kuvendi, mund të flasë e negociojë vetëm në emër të tij personal, por jo në emër të Kosovës”, u shpreh ajo.

Në Qeverinë e Kosovës nuk e kanë komentuar as edhe një fjalë se çfarë ndodhi me platformën e saj e cila u tërhoq nga Kuvendi për t’i dhënë hapësirë partive politike që t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre se kush duhet të jetë në këto bisedime. Kësisoj, platforma që e mandatonte Thaçin në krye të negociatave, ka mbetur në hije.

Takimin e së dielës, sot, e kanë konfirmuar edhe në Bruksel. Zyra e Federica Mogherinit ka dalë me komunikatë ku është konfirmuar se të dielën në Bruksel do të takohen Thaçi e Vuçiq.

Mogherini dhe presidentët thuhet se do të vazhdojnë punën e tyre për normalizim të raporteve, do të shqyrtojnë marrëveshjet ekzistuese dhe do të diskutojnë hapat në vazhdim të një faze intensive të bisedimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sapo Khloe Kardashian u largua nga shtëpia, Tristan Thompson merr sërish në prehër "dashnoren"
Previous article Kartoni i kuq i ndal hovin, Japonia mposht Kolumbinë dhe ngjitet në krye të grupit (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT