Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takimim me ambasadorët shqiptarë në botë ku si temë kryesore është “Sfida e diplomacisë ekonomike shqiptare”.
Në takimin me ambasadorët, kryeministri Edi Rama kërkoi nga trupa e diplomacisë që të sjellin investitorë të huaj në Shqipëri.
“Shërbimi i jashtëm duhet të mbështesë investimet e huaja dhe zhvillimin ekonomik duke bashkëpunuar me qeverinë dhe bashkitë e vendit. Ridimensionimi i diplomacisë ekonomike nuk është objektiv që mund të përmbushet thjesht nga diplomatët, por kërkon kalimin në një nivel tjetër të koordinimit me ministritë që janë të përfshira drejtpërdrejt në funksion të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së investimeve të huaja.
Çdo njëri nga drejtuesit e misioneve, cdo ambasador duhet të kuptojë rëndësinë e madhe të rolit të tij për të ndihmuar duke këmbëngulur në kalimin sa të shpejtë të kësaj faze transitore që duhet t’i vihet në shërbim procesit të ndërveprimit. Me një rëndësi të veçantë është edhe rritja e eksporteve.
Ka një rritje të interesit për investimet në turizëm dhe në energji. Do të ketë një plan konkret për të zhvilluar marrëdhënien me Diasporën. Është e rëndësishme që në funksion të kësaj qasje të te për ta vendosur shërbimin e jashtëm në dispozicion të investime.
Ne kemi edhe një zv/ ministër për të ndërvepruar me ambasadorët dhe me kompanitë për të bërë të mundur që ne të marrim shumë më tepër dhe të anashkalojmë shumë burokraci dhe vështirësi në komunikim nga vendet ku operoni cdo ditë në ministri apo institucionet e tjera.
Unë besoj që me disa objektiva të qarta, me vullnetin për ta bërë këtë ndryshim së bashku, jam i bindur që kjo përpjekje e përbashkët do të sjellë ndikim në përmirësimin e imazhit të vendit. Shqipërinë duhet ta shohin si një vend të rëndësishëm dhe jo rreziqesh imagjinare. Nuk është më fjala për një treg të vogël si Shqipëria, por rajonal.
Është fillimi i duhur i një pune të vështirë, nuk desha të prek cështjen e mbështetjes më të madhe financiare të ambasadoreve dhe trupave që sjellin rezultate konkrete, sepse kjo është një temë e rëndësishme, por ç’ka besoj mbetet hapave të mëtejshëm do të na tregojë sa rezultat do të ketë dhe për supersticion nuk desha ta prek.
Falenderoj të gjithë ata që gjatë kësaj kohe janë treguar aktivë dhe na kanë ndihmuar për ta konceptuar ashtu si duhet këtë punë që nuk është aspak e lehtë dhe deri sot ka qenë vetëm një fjalë goje. Kam besim se me eksperiencën e ambasadorëve do ia dalim për një ndryshim të prekshëm” deklaroi ai.
ERTV Live😊: Sfida e diplomacisë ekonomike shqiptare – Tërheqja e investitorëve të huaj në sektorët e ndryshëm prioritarë të ekonomisë; Promovimi e zgjerimi i eksporteve dhe njohja e Shqipërisë si destinacion turistik gjatë të gjithë vitit 🇦🇱🇪🇺
Posted by Edi Rama on Sonntag, 19. November 2017


