• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJUETARËT E KASAFORTAVE/ Publikohen VIDEOT e dy grabitjeve në Tiranë, çfarë i tradhtoi “SKIFTERËT” e…
Home
Breaking News

GJUETARËT E KASAFORTAVE/ Publikohen VIDEOT e dy grabitjeve në Tiranë, çfarë i tradhtoi “SKIFTERËT” e…

18 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është bërë i mundur sigurimi i  videos së grabitjeve të bujshme të pesë anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal të arrestuar nga polica në kuadër të operacionit “Kasaforta” pasi u arrit të dokumentohen 11 vjedhjet që kishin kryer në Tiranë dhe qytete të tjera.

Mësohet gjithashtu detaje për operacionin e finalizuar rreth orës 02:00 të kësaj të hëne, ku u kapën 4 nga 5 anëtarët e grupit (njëri- ish efektiv i Shqiponjave ishte arrestuar më herët).

Grupi që gjuante kryesisht kasafortat e bizneseve u pikas nga policia pas kryerjes së një grabitje në territorin e komisariatit nr:2 në kryeqytet. Roja i biznesit i cili u grabit, lajmëroi policinë dhe dha përshkrime mbi 4 autorët si dhe mjetin me të cilin lëviznin dhe më pas u bë i mundur neutralizimi i tyre në rreth-rrotullimin e Saukut nga agjentët e krimit pranë komisiaratit nr. 1.

Burimet policore konfirmojnë për “BalkanËeb” se fillimisht katër anëtarët e grupit kanë bërë rezistencë, por se janë neutralizuar në kohë nga policia.

Njëra nga videot e siguruara, tregon skifterët që kanë mundur të hyjnë brenda zyrave të një biznesi dhe janë vënë në kërkim të kasafortës. Ngjarja ka ndodhur në 24 shkurt 2018, siç duket edhe në pamjet e shkëputura nga kamerat e sigurisë.
Ndërsa videoja tjetër mësohet të jetë regjistruar në një market në Yzberisht, ku tre prej anëtarëve të grupit sërish të maskuar shfaqen në derën e supermarketit dhe nxjerrin nga aty një kasafortë.

https://youtu.be/sintAILRlzg

Ata e shtyjnë me forcë deri sa arrijnë ta ngjisin në makinë. Videoja mban datën 26 shkurt 2018.

TË ARRESTUARIT
– Saimir Kuçi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë.

– Elton Lika, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë.

– Valmend Pelivani, 27 vjeç, banues në Tiranë, dënuar më parë për vjedhje.

– Donald Ahmetaj, 28 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje.

– Engrid Hënaj, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
(m.a/BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tabloidi anglez konfirmon: “Sarri dhe Zola te Chelsea”
Previous article Xhemaili sfidoi Brazilin, Erjona shkëlqen në “PRESTIGE RESORT” (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT