• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shkoi të merrte vajzën e dhunuar, dhëndri e rreh edhe atë barbarisht
Home
Aktualitet
Kronikë

Shkoi të merrte vajzën e dhunuar, dhëndri e rreh edhe atë barbarisht

19 November, 2017 k.autor Aktualitet, Kronikë

Shkoi të shpëtonte vajzën e tij nga dhuna e të shoqit, por dhunohet edhe vetë barbarisht nga dhëndri. Policia bëri të ditur se shtetasi Ismet Hoxha, 62 vjeç, banues në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, është dhunuar nga Halit Gjurra.

Shkak i sherrit është bërë dhuna e vazhdueshme e 32-vjeçarit nga qyteti i Bulqizës ndaj bashkëshortes së tij (vajzën e Hoxhës).

Gjendur para një situate ku së bijës i rrezikohej edhe jeta nga dhuna e deri kërcënimet, 62- vjeçari ka vendosur bashkë me të shoqen që të inkurajonin të bijën t’i jepte fund kësaj martese.

Ai është nisur dy ditë më parë drejt shtëpisë së vajzës së tij për ta marrë këtë të fundit në banesën e vajzërisë. Burime të Policisë së Bulqizës thanë se sapo ka mësuar lajmin se vjehrri ndodhej në shtëpinë e tij për të marrë me vete vajzën, 32-vjeçari Gjurra ka hyrë në banesë dhe ka debatuar ashpër me të.

Konflikti ka precipituar derisa ai ka nisur të dhunojë barbarisht edhe vjehrrin. Kanë qenë fqinjët që kanë dëgjuar britmat dhe zhurmën në shtëpinë e Gjurrës, të cilët u alarmuan dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Drejt lagjes “Minatori” nga ku ishte dhënë edhe sinjalizimi, janë nisur efektivë të Komisariatit dhe kanë ndalur konfliktin e nisur, si dhe kanë arrestuar shtetasin Halit Gjurra.

“Menjëherë është organizuar puna duke ndërhyrë në banesë ku falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë parandaluar konfliktin e mëtejshëm që po ndodhte, mes dy personave, duke arrestuar në flagrancë autorin”, bëri të ditur Policia. Është dokumentuar se Gjurra ka rrahur keq vjehrrin e tij Ismet Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Florenci pësoi aksident një muaj para dasmës, por Suela i tregoi çfarë është dashuria
Previous article Si t’i humbni 10 kilogramë brenda dy jave me këtë dietë të çuditshme me limon

k.autor

Postime të ngjashme

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Trupi i tij po kërkohet në... Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Trupi i tij po kërkohet në...

PËRPLASJE NË RRJOLL/ Banorët rrëzojnë gardhin rrethues (VIDEO) Aktualitet

PËRPLASJE NË RRJOLL/ Banorët rrëzojnë gardhin rrethues (VIDEO)

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar... Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT