Një krim i rëndë familjar ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Milot.
35-vjeçarja Violeta Donaj ka qëlluar 4 herë me pistoletë bashkëshortin e saj Kujtim Donaj 42 vjeç.
Para ngjarjes së rëndë, është mësuar se çifti kanë debatuar ashpër.
E reja ka rrëfyer në polici se bashkëshorti i saj ishte shumë xheloz për gjithçka dhe debatet mes tyre kishin qenë të vazhdueshme për të njëjtin motiv.
NDËRTIMI I SKENËS SË NGJARJES:
Herët në mëngjes, viktima Kujtim Donaj kishte dalë në tregun e Milotit dhe kishte nxjerrë rrobat për t’i shitur.
Sipas dëshmitarëve, mes çiftit ka patur një debat dhe më pas 35-vjeçarja ka nxjerrë pistoletën dhe ka ekzekutuar bashkëshortin e saj duke e lënë të vdekur.
Në momentin e ngjarjes ajo shoqërohej nga kunata e saj, e cila ka mbetur e tmerruar pas skenës së krimit.
Pasi kreu krimin e rëndë, nëna e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, tentoi të largohej nga vendi i krimit, por u arrestua nga policia.


