Janë publikuar momentet e para të arrestimit të Violeta Donajt, gruas që vrau bashkëshortin e saj në mes të tregut të Milotit ditën e sotme.
Ajo shikohet teksa qan dhe shfaq pendesë, ndërsa prej krahu e mban një tjetër grua. Policët, të veshur civilë e fusin në një makinë, pa i vendosur prangat.
Gruaja vetëm qan dhe dëgjohet që mbyturazi të thotë “Oj nan ça kam bo”.
Kujtojmë që Violeta Donaj mëngjesin e sotshëm qëlloi disa herë me pistoletë të shoqin, 42-vejçarin Kujtim Donaj, duke e lënë atë të vdekur, në ambientet e tregut, ku punonin të dy bashkë.


