Aktorja e njohur Angelina Jolie ka vizituar qytetin e Mosulit i cili është shkatërruar nga lufta.
1 vit pasi Mosuli u çlirua nga kontrolli 3-vjeçari i ISIS, kanë ngelur veç rrënoja.
Ylli i kinemasë botërore ishte një e dërguar e posaçme nga UNHCR, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
“Ky është shkatërrimi më i madh që kam parë gjatë gjithë viteve të mia në UNHCR,”-tha Jolie në një video të publikuar nga organizata. “Këta njerëz kanë humbur gjithçka. Trauma dhe humbjet që kanë pësuar janë të pakrahasueshme. Ata kanë shumë pak mbështetje. Dhe po rindërtojnë veten me duart e tyre të zhveshura. Ata po lëvizin rrënojat me duart e tyre të zhveshura. “
“Ka trupa nën këto rrënoja që qëndrojë këtu dhe ju mund ta ndjeni erën e trupave. Disa prej tyre kanë familjarët e tyre këtu dhe nuk kanë fuqinë për ti lëvizur,” tha aktorja.





