• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BILANCI I VETTINGUT/ 8 nga 14 subjekte kanë kaluar me sukses kontrollin. Pritet..
Home
Aktualitet
Drejtësi

BILANCI I VETTINGUT/ 8 nga 14 subjekte kanë kaluar me sukses kontrollin. Pritet..

17 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Bilanci i vendimeve të KPK-së për katër mujorin duke se ka kaluar në favor të subjekteve që janë rikonfirmuar në detyre. Deri tani 8 gjyqtarë e prokurorë, kryesisht edhe kandidatët të organeve te reja KLGJ, KLP dhe KED, janë rikonfirmuar në detyre ndërsa janë rrëzuar 5 gjyqtarë e prokurorë të cilet nuk kanë justifikuar pasurinë. Të rrëzuarit i janë drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit duke kërkuar rrëzimin e vendimit të shkallës së parë.

Për katër muaj që kanë nisur seancat dëgjimore, Komisioni i Vetingut ka thirrur në seanca dëgjimore 14 prokurorë e gjyqtarë, nga të cilët 8 e kanë kaluar me sukses duke u rikonfirmuar në detyrë, 5 janë rrëzuar ndërsa për 1 vendimi pritet të shpallet në datën 20.

5 subjektet, të cilët nuk kanë mundur dot të kalojnë fazën e parë të verifikimit dhe automatikisht janë pezulluar nga detyra, janë kryesisht anëtarë të Gjykatës Kushtetuese si dhe kandidatë për KLGJ dhe KLP.

Kështu sipari i rrëzimeve nisi me anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, më pas vijoi me kolegët e tij Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha. Të njëjtin fat e kanë patur dhe dy kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Besa Nikëhasani dhe Besim Trezhnjeva.

Ndërsa kanë kaluar testin dhe janë rikonfirmuar në detyrë dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha dhe Bashkim Dedja.

Prokurorja e Apelit dhe njëkohësisht anëtarja e KED, Fatjona Memçaj, anëtari i Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj, prokurori Dritan Prençi njëkohësisht kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, prokurorja Anila Leka edhe kjo kandidate për në KLP si dhe gjyqtarët Marçela Shehu dhe Manjola Xhaxho kandidate për në KLGJ.

Komisioni pritet të shpallë vendimin për prokurorin e Apelit Gentian Trenova, i cili është njëkohësisht edhe një nga anëtarët e Keshillit të Emerimeve në Drejtësi.

Pothuajse për të gjithe subjektet, komponenti kryesor që ka ndikuar në konfirmimin apo jo në detyre ka qenë pasuria.

Megjithëse shume prej tyre kishin zgjedhur te mos ishin të martuar ligjërisht por në bashkëjetesa gati 20 vjeçare me partnerët e tyre, sërisht kjo nuk i ka ndihmuar për të justifikuar shumë prej të ardhurave.

Një tjetër dukuri në të ardhurat e tyre te deklaruara kanë qenë dhuratat apo huatë e marra nga të afërmit, të cilat në shumë raste janë në vlera të kosiderueshme por të pa shoqëruara me kontrata ligjore për t’i provuar.

Por pavarësisht vendimeve të dhëna jo në favor të tyre, të pesë gjyqtarët dhe prokurorët e rrëzuar kanë vijuar betejen ligjore duke iu drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili do të marrë nje vendim final si shkalla me e lartë e vetingut dhe nese edhe ketu nuk do të gjejnë të drejtën e pretenduar ateherë i vetmi institucion që u ngelet është Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjigantët anglez në “luftë”/ Igli Tare përfiton dhe gati akordin me “yllin” e ardhshëm
Previous article STUDIMET NË ITALI/ Dokumentacioni që i duhet të rinjve shqiptarë

F.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT