Një gjerman e gjeti veturën e tij 20 vjet pasi harroi se ku e kishte parkuar atë.
Në vitin 1997, kur Helmut Kohl ishte kancelar, Titaniku ende po shfaqej në kinema dhe Arsenali ishte në krye të Ligës Angleze, një burrë e harroi veturën e tij në Frankfurt.
Dhe kur provoi ta gjente atë përsëri, dështoi – duke i thënë policisë se vetura është vjedhur, transmeton Gazeta Express.
20 vjet më vonë, megjithatë, vetura e vjetur u gjet në vendin e njëjtë ku ai e kishte lënë atë, raporton Augsberger Allgemein.
Disa ndërtues nuk u lejuan të shkatërronin një garazh për shkak të veturës e cila ndodhej brenda saj, kështu që policia e gjetën pronarin e saj – i cili tani është 76 vjeç – dhe e ribashkuan atë me veturën e tij të humbur.
Por, shoferi tha se nuk e dëshiron veturën, pasi që ajo nuk funksionon më. Autoritetet e Frankfurtit thanë: “Vetura më s’mund të vozitet dhe do të dërgohet në hekurishte”.