• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Skema e mashtrimit në Spille, si u vodhën 10 milionë dollarë?
Home
Aktualitet
Drejtësi

Skema e mashtrimit në Spille, si u vodhën 10 milionë dollarë?

18 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Hetuesit llogarisin se shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm financiar mbi 10 mln dollarë në skemën e tjetërsimit të truallit shtetëror në plazhin e Spillesë. Në këtë mekanizëm korruptiv janë përfshirë jo vetëm nëpunës të shtetit, por edhe banorë të zonës.

Rexhep Kaja është njëri nga 180 banorët e fshatrave Kryevidh, Greth, Zhabjak, Kazie dhe Ballaj, të cilëve ish-kryetari i komunës dhe bashkëpunëtorët e tij iu merrnin kartat e identitetit me premtimin se po i regjistronin si pronarë tokash në Spille.

Më pas banorët njoftoheshin se ishte gjetur blerësi i tokës, për të cilën në disa raste noteri u trokiste në shtëpi për të kryer shitjen.

“Mashtrimi im ka rreth 6-7 muaj, më erdhën në shtëpi. Kisha probleme për një copë tokë aty dhe doja të bëja certifikatën. Ma bënë dhe ma sollën në shtëpi, të cilën e firmos. Se çfarë është bërë më mbrapa, vetëm kaq di unë për këtë çështje”, thotë Rexhep Kaja.

Por në dosjen hetimore, që Top Channel disponon, thuhet se 11 zyrtarë tashmë të arrestuar, së bashku me të tjerë ende nën hetim, përmes falsifikimit kanë regjistruar 36 hektarë tokë përgjatë vijës bregdetare në emër të banorëve.

Të arrestuarit janë të afërm të ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, vjehrri i ish-kandidatit socialist për Kavajën, si edhe ish-nënprefekti i Tiranës deri në muajin maj. Siç rezulton nga hetimi, e gjithë sipërfaqja më pas është shitur me dokumente që grupi i përcillte në institucione dorazi dhe jo përmes protokollit. Rezulton gjithashtu se kjo sipërfaqe është pronë shtetërore që është tjetërsuar, nga brez rëre dhe brez jeshil, në tokë arë.

“Shtetasi Lulzim Muça është një nga personat e dëmtuar në këtë skemë mashtrimi. Sipas rrëfimit të tij, dhënë përpara Prokurorisë, megjithëse ai kishte lidhur një kontratë qiraje për 25 vite me shtetin shqiptar, në qershor të vitit 2016 një person është prezantuar para tij si pronar i ligjshëm i këtij territori. Sipas këtij personi, ky territor nuk ishte brez jeshil në Spille, por tokë arë”.(Top Channel)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si i “shpëtoi” Shqipëria borxhit 7 miliardë USD të Perandorisë Osmane! Propozimi i 2 negociatorëve shqiptarë
Previous article Më në fund Zajmina Vasjari publikon foto me barkun e fryrë

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT