• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
17 VJEÇARJA U GJET E VARUR NË PEMË/ Prindërit flasin pas GJËMËS: Pse na e bëri…
Home
Breaking News

17 VJEÇARJA U GJET E VARUR NË PEMË/ Prindërit flasin pas GJËMËS: Pse na e bëri…

15 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 17-vjeçare i ka dhënë fund jetës për shkaqe ende të mistershme, pasi u gjet nga nëna e saj e varur në orët e para të së enjtes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Stan Karbunarë në Lushnjë. Si çdo mëngjes, nëna e 17-vjeçares ishte zgjuar rreth orës 05:30 për të lidhur qenin e shtëpisë që gjatë natës e linin të lëshuar.

Ajo është tronditur kur ka parë në pemën e oborrit vajzën e saj adoleshente të varur dhe pa shenja jete. Vajza me inicialet T.G., siç bëhet e ditur nga burimet policore, dyshohet të jetë zgjuar herët në mëngjes e bindur t’i shkojë deri në fund planit të saj për vetëvrasje. Ajo kishte lidhur një litar në njërën prej pemëve në oborr, duke i dhënë kështu fund jetës në gjendje të rënduar psikologjike.

Familjarët janë munduar t’i vijnë në ndihmë vajzës, por ishte shumë vonë pasi ajo kishte ndërruar jetë. Policia shkoi në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit të dhënë dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Nga këqyrja e trupit të viktimës, mjekët ligjorë thanë se nuk kanë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja i ka ardhur nga shtrëngimi në fyt. Burime nga hetimi tregojnë se pas marrjes në pyetje të familjarëve këta të fundit nuk kanë arritur të japin një arsye për veprimin e 17-vjeçares.

“Nuk e dimë pse na e bëri këtë. Ne të gjithë e trajtonim shumë mirë, ajo bënte çfarë donte në shtëpinë tonë dhe ka qenë mirë. Kohët e fundit ajo nuk komunikonte shumë me ne, por nuk e mendonim se kishte ndonjë shkak që të shkonte deri në këtë pikë. Nuk kishim të dhëna se ajo nuk ndihej mirë nga ana psikologjike që dhe ne të tregonim kujdes me të”, mësohet të kenë thënë prindërit e saj gjatë marrjes në pyetje nga Policia.

Ndërkohë, nuk përjashtohet pista e ndonjë depresioni të vajzës. Hetuesit thonë se, vajza mund të ketë qenë nën presionin e izolimit në fshat dhe kjo mund ta këtë shtyrë drejt aktit fatal.

Nga ana tjetër, Policia po hetohen edhe pista të tjera, ku një ndër to është ajo e zhgënjimit nga ndonjë histori dashurie që 17-vjeçarja mund të ketë pasur. Për këtë arsye, hetuesit po kontrollojnë telefonin e saj, për të mësuar nga mesazhet në rrjetet sociale nëse ekziston një hipotezë e tillë.

Por deri më tani kjo mbetet vetëm në kuadër dyshimi, pasi Policia nuk ka asnjë të dhënë për një histori të mundshme dashurie të adoleshentes. Mësohet se viktima e kalonte ditën në fshat me punët e zakonshme të saj, pasi nuk kishte ndjekur as arsimin e mesëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT Çani: Nuk pje*dh pushteti për artistët, edhe unë po të isha do dërgoja ruspat...
Previous article Pas këtij veprimi, nuk ka më DYSHIME për lidhjen e Albit Nakos me Alba Hoxhën! Ata janë të... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET KSAMILI/ 20-vjeçari francez gjendet i vrarë me thikë në shezlongët e një lokali, në kërkim autori nga Hasi Aktualitet

TRONDITET KSAMILI/ 20-vjeçari francez gjendet i vrarë me thikë në shezlongët e një lokali, në kërkim autori nga Hasi

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë Aktualitet

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona Aktualitet

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT