• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“Një ÇMIM që nuk i nxë meritat tuaja, por vetëm i shënjon ato”/ Kadare nderohet me një tjetër…
Home
Kulturë

“Një ÇMIM që nuk i nxë meritat tuaja, por vetëm i shënjon ato”/ Kadare nderohet me një tjetër…

15 June, 2018 F.autor Kulturë

“Një çmim që nuk i nxë meritat tuaja, por vetëm i shënjon ato për të tjerët” Me këto fjalë ia ka dorëzuar sot kryetari i Akademisë së Shkencave shkrimtarit të madh Ismail Kadare Çmimin e Karrierës akademike-2017.

Edhe pse ceremonia e dhënies së çmimeve vjetore të Akademisë së Shkencave 2017 u organizua më 12 prill 2018, Ismail Kadare nuk ishte i pranishëm për të tërhequr çmimin.

Çmimi iu këtë të premte në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. U zhvillua një ceremoni e mbyllur për mediat, -pohojnë burime nga institucioni, -sepse kështu ka preferuar vetë Kadare. Ndërsa mbajti fjalën e rastit, sekretari i Akademisë së Shkencave, Vaso Tole u shpreh se:

“Ky çmim është kurora e çmimeve shkencore kombëtare vjetore të akademisë sonë, krahas çmimit Çabej, atij Radovicka dhe çmimit për kërkuesin e ri më të suksesshëm.

Megjithatë, Çmimi i Karrierës, që juria e posaçme vendosi t’ju akordohet Ju, është thjesht një shenjë nderimi krahasuar me çmimet e mirënjohjet e larta ndërkombëtare dhe titujt e nderit që keni fituar për merita të veprës Suaj ngado nëpër botë.

Kur juria mori këtë vendim, ne të gjithë kemi menduar njësoj: -që emri Juaj, vepra Juaj, janë të tilla që asnjë çmim nuk i mbulon dot!” tha Vaso Tole sekretari i Akademisë së Shkencave.

Me tej, Tole tha se krijimtaria e Kadaresë ishte dhe mbetet “buka” jonë shpirtërore, e cila ushqente dhe ushqen imagjinatën, shtynte dhe shtyn, zgjeronte dhe riformatonte përmasat e munguara të lirisë individuale të çdo shqiptari. Tole ka ndarë me Kadarenë edhe shqetësimet që janë ngritur kohët e fundit për reformim e akademisë. Duket se dyert e mbyllura kanë shërbyer edhe për të folur rreth çështjes së reformimit të Akademisë së Shkencave mes tij dhe anëtarëve të saj.

“Në emër të kësaj përgjegjësie jemi përfshirë në një proces vetëreformimi që ka qenë kryefjala e kësaj periudhe, me qëllim që Akademia e Shkencave të jetë në funksionet e veta të ligjshme, si institucioni që bashkon dijetarët, mendimtarët, shkencëtarët e krijuesit me rol të shquar intelektual në shoqëri; si institucioni që vetëpërtërihet me studiues të rinj që i sigurojnë asaj të ardhme; si institucioni që mbështet zhvillimin ekonomik të vendit e që mbron nderin, dinjitetin dhe deontologjinë shkencore; si institucioni që ruan përbërëset themelore të identitetit shqiptar: gjuhën tonë të përbashkët, traditën tonë origjinale, historinë dhe letërsinë shqipe”, u shpreh Vaso Tole sekretari i Akademisë së Shkencave.

Kadare ka shprehur mirënjohjen dhe ka biseduar me për problem të ndryshme të imazhit të vendit tonë në botë, por “fjala e tij nuk është protokolluar”, shprehen burime nga Akademia e Shkencave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Napoli shfaq interes për portierin e Real Madridit
Previous article “Despacito” e 2018-ës/ Bëhuni gati të kërceni sepse Luis Fonsi publikoi hitin e verës

F.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT