• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANKIMIMI NË KPA I ÇIFTIT TË PROKURORËVE GASHI- GINA/ Zbulohet kush do jetë relatorja që…
Home
Aktualitet
Drejtësi

ANKIMIMI NË KPA I ÇIFTIT TË PROKURORËVE GASHI- GINA/ Zbulohet kush do jetë relatorja që…

15 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është rihedhur shorti për shqyrtimin e ankimimit të dy prokurorëve të pezulluar nga detyra, Dritan Gina dhe Rovena Gashi. Kujtojmë se herën e parë, në përbërje të shortit pati një anëtar që kishte konflikt interesi dhe u vendos që të rihidhej shorti. Kështu, përmes një njoftimi për mediat, KPA ka sqaruar ditën e djeshme se pas hedhjes së shortit të dytë, ankimimi i Ginës dhe Gashit do të shqyrtohet nga Luan Daci, Rezrta Schuetz, ndërsa relatore e çështjes do të jetë Ina Rama.

“Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 17.05.2018, është paraqitur ankimi me palë ankuese znj.Rovena Gashi dhe z. Dritan Gina, me objekt: Anulimin e vendimit nr. 140, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, dhe anulimin e vendimit nr.141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku etj.”, shkruan njoftimi. Kujtojmë se Gina dhe Gashi janë pezulluar nga detyra me urdhër të Markut, pasi ndaj tyre ka një hetim të hapur nga Prokuroria e Fierit për fshehje të pasurisë. Ata janë përplasur publikisht me Kryeprokuroren Marku, të cilën e kanë akuzuar edhe për shpërdorim detyre. Kujtojmë se disa ditë më parë, përmes një letre publike, Gashi ka akuzuar edhe kryetaren e KPA-së, Natasha Mulajn, se ka zvarritur ankimimin e tyre në KPA. Pas hedhjes së shortit në KPA, tani pritet që të merret edhe një vendim në lidhje me datën dhe orën e seancës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Moderatori i famshëm ka ditëlindjen/ Beatrix Ramosaj e uron kështu...(FOTO)
Previous article Mbrojtësi adoleshent i Anglisë: Mamaja më telefonon çdo ditë, për të pyetur nëse…

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT