• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dezertimi i katër komandove, reagon ish-shefi i Shtabit: Akt tradhëtie, ata do të përballen me…
Home
Sociale

Dezertimi i katër komandove, reagon ish-shefi i Shtabit: Akt tradhëtie, ata do të përballen me…

18 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura e ka quajtur dezertimin e katër ushtarakëve të trupave Komando, një akt burracakërie dhe tradhtie. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ai tha se largimi në këtë formë është i pajustifikueshëm, edhe nëse është bërë për shkak të kushteve ekonomie.

Ka patur një dezertim të 4 ushtarakëve. Për këtë do të flasim me ish-shefin e FA-ve Jeronim Bazo. Si e keni parë këtë dezertim të 4 ushtarakëve?

Patjetër që e kam ndjekur rastin e fundit në fjalë sepse për hir të së vërtetës dua të ndaj me ju ndjesinë që sado të largohesh në kohë nga FA-të pas një shërbimi aq të gjatë, nuk të hiqet kurrë meraku, vëmendja, shqetësimi.

Ndjesia që unë përcolla ngjarjen e fundit ishte një ndjesi e tillë komplekse ku përzihej meraku në radhë të parë, për njerëzit trishtimi madje dhe pak inatosja do të thosha.

Inat pse?
Sepse kemi arritur në një stad ku nuk është më e nevojshme për të gjetur të tilla mënyra hileqare, tinëzare për të bërë emigracionin në kurriz të taksapaguesve dhe për më tepër në kurriz të besimit që të është dhënë nën uniformën e nderuar të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Përsa i përket termit që ju thatë, termi qëndron dhe është i përdorur gjerësisht, sidomos kur vjen fjala për braktisje të detyrës në FA, duhet sqaruar sepse është një spektër i tërë që përfshin indisiplinimet nga më të voglat deri tek më të rëndat por në këtë rast është një pikë kulmore, aq më tepër që ka marrë një profil kaq të lartë mediatik dhe ndërkombëtar sepse këta e kryen këtë akt jashtë kufijve të vendit aq më tepër duke qenë në një trajnim të posaçëm për t’i nderuar Forcat e Armatosura dhe jo për t’i turpëruar. FA-të braktisjen e detyrës e shikojnë si një akt tradhtie dhe si një akt burracakërie. Kështu shikohet gjerësisht në komunitetin e FA-ve në Shqipëri dhe jo vetëm.

A nuk mund të shihet si një akt i detyruar për të ndërmarrë atë që ndërmorën? Sepse në bisedat e zhvilluara me të afërmit e tyre, baballarët e dy prej ushtarakëve janë shprehur se rroga apo kushtet ekonomike i kanë detyruar të bëjnë këtë gjë.

Akt i detyrueshëm është i pajustifikueshëm, i papranueshëm, i patolerueshëm. Nuk ka asnjë justifikim në botë që ti të braktisësh ekipin dhe skuadrën tënde. Supozojmë që kushtet janë të tilla që të detyrojnë të ndërmarrësh veprime të dëshpëruara në jetën e përditshme por jo kur ti je futur për të shërbyer dhe kur je betuar për të shërbyer bashkë me shokët e tu. Këtë nuk të falin shokët e tu në uniformë. Ti shkon së bashku në një mision dhe kthehesh së bashku dhe pastaj nëse të ka ardhur litari në fyt ka mënyra të tjera për të dhënë dorëheqjen dhe për t’u larguar me nder nga FA-të dhe të ndjekësh rrugët e mundësitë më të mira për të rregulluar gjendjen ekonomike. Kjo nuk ka asnjë justifikim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dekoroni bluzat me këto mënyra të thjeshta (Video)
Previous article Bërtiti ‘Allahu Ekber’, plagoset me armë nga policia spanjolle

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT