• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ky është shkaku kryesor i vdekjeve
Home
Shëndet

Ky është shkaku kryesor i vdekjeve

18 November, 2017 Redaktor2 Shëndet

Rezistenca ndaj antimikrobeve çdo vit merr 25.000 jetë në BE dhe 700 mijë në mbarë botën. Vlerësohet se deri në vitin 2050, do të jetë shkaku më i zakonshëm i vdekjes sesa kanceri, përveç nëse merren disa masa drastike.

Pjesa më e rëndësishme e përpjekjeve të BE-së për të adresuar këtë problem është ndalimi i përdorimit të papërgjegjshëm të antibiotikëve.

Përdorimi i tepruar i antibiotikëve përshpejton zhvillimin e baktereve rezistuese dhe redukton efektivitetin e barnave, të cilat sipas ekspertëve kërcënon bazat e sistemit mjekësor.

Organizata e konsumatorëve evropian vlerëson se problemi i rezistencës ndaj antibiotikëve po rritet në mënyrë të shpejtë që edhe infeksionet e zakonshme mund të bëhet vdekjeprurës në 20 vitet e ardhshme.

Kjo organizatë ka deklaruar se terapitë si transplantimi i qelizave burimore, transplantimi i palcës, kimioterapia dhe trajtime të tjera që dobësojnë sistemin imunitar, për shembull artrit reumatoid ose sklerozë të shumëfishtë, do të jenë të pamundura pa antibiotikë.

Përdorimi i barnave antimikrobe, përfshirë antibiotikët, në fermat e kafshëve është një nga shkaqet kryesore të rezistencës në rritje.

Kafshëve shpesh u jepen antibiotikë për arsye parandaluese, jo për shkak se janë të sëmurë.

Drejtoresha e Organizatës Evropiane të Konsumatorëve, Monika Gojens tha se nëse vazhdohet me praktika të dëmshme, rezistenca ndaj antibiotikëve së shpejti do të arrijë në pikën pa kthim.

Përkundër ndërgjegjësimit më të madh të rreziqeve shëndetësore, vlerësohet se në periudhën 2020-2030 prodhimi i këtyre barnave për kafshë do të rritet me 67 për qind.

Organizata evropiane e konsumatorëve më 2013/14 ka kryer hulumtimin në nëntë vende evropiane Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Portugali, Spanjë, Suedi, Zvicër dhe Holandë.

Ajo zbuloi se deri në 70 për qind e mostrave të produkteve të mishit janë të ndotura me baktere rezistente ndaj antibiotikëve. Disa lloje të baktereve të gjetura në mostrat ishin rezistente ndaj disa barnave të ndryshme.

BE-së në qershor të vitit 2017 miratoi një plan veprimi për të luftuar rezistencën antimikrobe, e cila ka për qëllim të mbledhë të dhëna dhe për të vendosur “objektiva të matshëm” për të reduktuar praninë e baktereve rezistuese në bagëti dhe për të siguruar përdorimin më efikas të antibiotikëve te njerëzit.

Përveç implikimeve shëndetësore të rezistencës në masë ndaj antibiotikëve, ekspertët parashikojnë se ky problem, nëse nuk reagohet, deri në vitin 2050 do t’i kushtojë ekonomisë botërore me një situatë të vështirë financiare ngjashëm me atë të vitit 2008,

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bërtiti ‘Allahu Ekber’, plagoset me armë nga policia spanjolle
Previous article Bayern vazhdon kryesimin në kampionat, fiton bindshëm ndaj Augsburg

Redaktor2

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT