Ish-deputeti i LSI-së, biznesmeni Nikollaq Neranxi, ka shkuar së bashku me kolegun e tij të PBDNJ-së, Vangjel Dule në Amerikë, ku kanë ngritur flamurin e Vorio-Epirit.
Mësohet se ata gjenden në SHBA për të diskutuar mbi të drejtat të cilët ata pretendojnë se i kanë dhe po iu shkelen.
Publicisti Arben Llalla ka shpërndarë një fotografi nga aktiviteti në SHBA duke shkruar se dyshja e politikanëve ka shkuar atje për pretendimet territoriale që kanë ngritur.
“Nikollaq Neranxi, Dionis Fredi Beleri dhe Vangjel Dule gjenden në SHBA për të drejtat e himariotasve, por në takimet e tyre bie në sy pretendimet territoriale që kanë këta të tre kundra disa vendeve, midis tyre edhe Shqipërisë.
Në sfond shihen flamuri i SHBA, flamuri i Maqedonisë Antike, flamuri i orthodoksëve të Azisë së Vogël-Turqisë, flamuri i Aneksimit të Jugut të Shqipërisë 1914 (Autonomia e Veriut të Epirit), flamuri i Qipros dhe flamuri i Greqisë.
Ajo që na shqetëson është se këta të tre, Neranxi, Beleri dhe Dule kanë pretendime territoriale ndaj Shqipërisë, sepse vërehet se këta mbajnë lartë atë palo flamur që nuk përfaqëson Greqinë, por grupet terroriste të ushtrisë greke që kryen masakra në jugun e Shqipërisë më 1914,” shkruan Lalla


