Ka mbërritur në Tiranë mafiozi i njohur shqiptar John Alite, i konsideruar si “krahu i djathtë” i familjes mafioze Gambino dhe padronit John Angeli në vitet 1980-1990 dhe deri në fillim të dekadës së parë të shekullit 21. Alite ka ardhur së bashku me djemtë e tij të cilët vizitojnë për herë të parë Shqipërinë.
“Kam qenë një djalë agresiv, më vjen keq për këtë, por nuk mundem ta zhbëj. Ndërsa për disa nuk më vjen aspak keq. Kur kam urdhëruar vrasjen e njerëzve që përdhunojnë vajza, nuk do të kërkoj kurrë falje. Do ta bëja sërish. Nuk jam ai që më takon të gjykoj, por as ta lë këtë gjë të ndodhë nuk mundem. Besoj në Zot dhe nëse vdes dua të lë mesazhe pozitive. Nuk dua që në rrugë të mbeten mesazhet e mia të vjetra që të vriten e të lëndohen njerëz”, është shprehur John Alite.


