Gjashtë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë franceze ditën e sotme pas një operacioni antidrogë ku u sekuestruan 3 kg heroinë.
Operacioni disa mujor konsistoni në hetimin disa mujor një bande të trafikimit të heroinës.
Pas vëzhgimeve të kryera, autoritetet ishin vënë në dijeni për një ngarkesë lëndë narkotike që ishte nisur nga Belgjika dhe kishte si destinacion Iseren.
Fillimisht u arrestuan 5 shqiptarët në makinën ku gjendej edhe heroina e më pas personi i 6-të u arrestua kur erdhi të merrte ngarkesën.
Autoritetet franceze kanë bërë me dije se shqiptarët punojnë për një rrjet kriminal me bazë në Zvicër.
Ky grup kontrollon tregun e heroinës në Gjenevë dhe synon të shtrihet edhe në Lyon, Grenoble, Saint-Etienne. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë të ditur.


