Deputetë e PD dhe LSI i kanë bërë sot një kërkesë Komisionit të Medias që të thirrjet për dëgjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj për të dhënë llogari për Teatrin Kombëtar. Kërkesa është firmosur nga 6 deputetë.
Ndërkohë, pas kërkesës së opozitës, vjen edhe një reagim me shkrim nga deputetja e PS-së Vilma Bello.
Kjo e fundit, anëtare e këtij komisioni pohon se dy prej firmave të anëtarëve të LSI janë falsifikuar. Sipas sak bëhet fjalë për firmën e deputetes Klejdi Mehmetaj dhe Shezai Rrokaj.







