• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“JENI HAJDUTË”/ Bujar Asqeriu tregon përplasjen me Hervin Çulin: Si guxoi të përmendi…
Home
Kulturë

“JENI HAJDUTË”/ Bujar Asqeriu tregon përplasjen me Hervin Çulin: Si guxoi të përmendi…

14 June, 2018 F.autor Kulturë

Aktori i njohur Bujar Asqeriu sqaron çfarë tha në takimin me artistët, ndërsa shprehu pakënaqësinë që në shumë media zëri i tij nuk u arrit të dëgjohet.

“Isha tepër i revoltuar dhe fola qartë. Fola dhe ika nuk qëndrova më shumë, por më vjen keq që fjala ime u pre. Kur dola unë sikur doli kuçedra, ma prenë fjalën”,- tha ai.

Aktori u shpreh se i ka cilësuar si hajdutë politikanët shqiptarë dhe se për të vërtetuar të kundërtën duhet t’i mbushnin mendjen ndërkombëtarëve.

“Këta nuk pëlqejnë t’i kritikosh. E përqafova Veliajn kur shkova, më përqafoi edhe ai. I thashë na respektoni njëherë ne, ju respektojmë 100 herë. Unë e kuptoj se nuk na doni se ju themi jeni hajdutë por mos na e mbushni mendjen neve që nuk jeni hajdutë. Mbushjani mendjen Departamentit Amerikan të Shtetit, mbushjani mendjen BE dhe institucioneve të specializuara. Kur të thonë ata që korrupsioni po shkon drejt zeros atëherë na e mbushni mendjen edhe ne”,- sqaroi Asqeriu.

Ai u shpreh se në këto momente të vetmit që mund ta kuptojnë janë njerëzit, prandaj premtoi një videokonferencë nga Facebook-u i tij ku do të flasë e do të sqarojë gjithë brengën që ka.

“Do dal live do flas më popullin. Atyre ua thashë troç që jeni të gjithë hajdutë”,- vijoi Asqeriu
Përveçse Veliajt, Asqeriu tha se iu drejtua edhe Drejtorit të Teatrit Hervin Culi, për ato që i cilësoi fyerje ndaj artistit të popullit Mirush Kabashi.

“Ky nuk është asnjë miligramë e Mirushit, i merr në gojë rrogën, bukën e gojës një artisti që ka nderuar Shqipërinë në skenat e botës, po si guxon ky?! Medi Malkaj doli në pension, ky drejtor nuk i dha as dorën, ju nuk keni as dashuri, asgjë”,- mësohet ti ketë thënë Asqeriu.

Aktori thotë se Cule vetëm ka qeshur, por se ai më pas u largua nga mbledhja pa e dëgjuar komentin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rusi-Arabia Saudite/ I sapo futur në lojë, Çerishev shënon golin e dytë për rusët (VIDEO)
Previous article Nga Aston te Zamora, ja të gjitha kuriozitetet e Botërorëve

F.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT