• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Kosova të dielën voton sërish, ja ç’po ndodh me zgjedhjet e balotazhit dhe “betejën” për Prishtinën
Home
Rajon

ANALIZA/ Kosova të dielën voton sërish, ja ç’po ndodh me zgjedhjet e balotazhit dhe “betejën” për Prishtinën

18 November, 2017 Ina.Autor Rajon

Të dielën në 19 komuna të Kosovës, përfshirë gjashtë qendrat e mëdha, zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komunash. Komuna e Parteshit e banuar me shumicë serbe shkon në rivotim.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar komuash të dielën votohet në 19 komuna nga 38 sa janë gjithsej në Kosovë.

Në këto komuna që përfshijnë edhe gjashtë qendrat më të mëdha të Kosovës, në zgjedhjet e 22 tetorit asnjë kandidat nuk e mori numrin e mjaftueshëm të votave mbi 50% të pjesëmarrjes sa janë të nevojshme për t’u zgjedhur kryetar në raundin e parë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në ditën e zgjedhjeve, do të jenë të hapura 614 qendra të votimit nga 899 sa ishin në raundin e parë.

“Këtë të dielë në raundin e dytë, zgjedhje mbahet në 19 komuna vetëm për kryetarë të komunave. Në një komunë në atë të Parteshit që janë konstatuar parregullsi në raundin e parë, do të rivotohet vetëm për kryetar të komunës.

Në 19 komunat e Kosovës, ku do të mbahet raundi i dytë, do të ketë 614 qendra të votimit, me gjithsej 1,777 vendvotime që do të hapen nga ora shtatë e mëngjesit deri në 19:00-h të mbrëmjes”, njofton zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Koalicione paraprake

Në zgjedhjet e balotazhit të 19 nëntorit për kryetar komunash, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) garon në 12 komuna, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në 9 komuna, Lëvizja Vetëvendosje në 6 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në 5 komuna, Aleanca Kosova e Re në një komunë, Nisma në një komunë dhe Alternativa në një komunë.

Partitë politike fazën nga raundi i parë i zgjedhjeve me 22 tetor e shfrytëzuan për të bërë koalicione në nivel lokal nga më të ndryshme.

Gara më e fortë për kryetar komunash, parashihet të jetë në qendrat e mëdha, që janë, Prishtina, Prizreni, Gjakova, Ferizaj, Gjilani dhe Mitrovica. Në Prishtinë për kryetar komune, garojnë (LDK-VV), në Prizren, (PDK-VV), në Ferizaj, (PDK-LDK), në Mitrovicë, (PDK-AKR), në Gjilan, (LDK-VV) dhe në Gjakovë (AAK-Alternativën).

Prezencë e vëzhguesve ndërkombëtarë

Ngjashëm si edhe në proceset zgjedhore paraprake, edhe në këtë raund zgjedhjet do të vëzhgohen nga një numër i madh i vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe vëzhguesit e ambasadave të vendeve më të industrializuara.

Në raundin parë të zgjedhjeve të 22 tetorit, 19 komuna përfunduan procesin e zgjedhjes së kryetarit, ndërsa, për asamblistët komunalë procesi përfundoi në të 38 komunat e Kosovës.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fitoi në 4 komuna, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në një komunë dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në 2 komuna.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca Kosova e Re, NISMA për Kosovën dhe Alternativa në raundin e parë nuk arritën të fitojnë asnjë komunë.

Lista Serbe ka fituar në 9 komuna të Kosovës. Në këto komuna të banuara më shumicë serbe, sipas raportit të vëzhguesve evropian, procesi nuk ka qenë tërësisht demokratik, sepse sipas tyre “ata kanë evidentuar presione tek votuesit që të votohet vetëm për një subjekt politik” në këtë rast për listën “Srpska”, që ka mbështetjen e qeverisë në Beograd.

Qeveria e Kosovës këtë e cilësoi si një ndërhyrje të papranueshme të drejtpërdrejt të Beogradit në zgjedhjet lokale në Kosovë.(DW)

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bulqizë-Asfiksimi në shkollë/ Nisin hetimet nga Prokuroria: Dyshimet e para janë për…
Previous article VALBONA ZENELI: Sfida e transformimit demokratik në Ballkanin Perëndimor

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT