• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRJETI HEKURUDHOR/ Shqipëria së shpejti me trena ekspress, publikohen DETAJET
Home
Sociale

RRJETI HEKURUDHOR/ Shqipëria së shpejti me trena ekspress, publikohen DETAJET

13 June, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Shina hekurudhore të lidhura me Greqinë, Maqedoninë e Malin e Zi (e si rrjedhojë edhe me rrjetin hekurudhor europian) dhe trena që ecin me 100-120 apo 140 kilometra në orë janë disa prej projekteve të transformimit të rrjetit hekurudhor shqiptar të prezantuara në Durrës.

Projekti i parë është ai që lidh Durrësin me Pogradecin e Pogradecin me Maqedoninë, përmes ndërtimit të një aksi të shkurtër hekurudhor nga pala shqiptare. Kjo lidhje, që diskutohet prej vitesh në kuadër të projektit të korridorit 8, përbën edhe aksin e vetëm hekurudhor të ri. pjesa tjetër, ka të bëjë me rehabilitimin e hekurudhave. E në këtë rast, pjesë e procesit rehabilitues të njoftuar është edhe linja hekurudhore Tiranës-Durrës-Shkodër-Mal i Zi dhe linja hekurudhore që kalon përmes Kapshticës në Greqi. Këto projekte, sipas zëvëndësministrit janë në proces avancimi konkret dhe po përfundohen termat e referencës.

Rehabilitimi, sipas zëvëndësministrit Artan Shkreli, parashikon edhe zgjerimin e bankinave të rrjetit hekurudhor shqiptar e kjo do të bëjë të mundur rritjen e shpejtësisë së trenave në mbi 100 kilometra në orë, në një kohë që aktualisht kjo shpejtësi varion në 40 kilometra në orë.

“Dua të them se të tre këto linja, jo vetëm që do të zbusin shumë transportin e brendshëm por do ta bëjnë lidhjen hekurudhore ndërkombëtare të Shqipërisë, që të mos jetë vetëm për transport mallrash por edhe njerëzish” tha Shkreli.

Po ashtu, një projekt tjetër që po studiohet, sipas zëvëndësministrit, është edhe hekurudha e Vlorës. Rivitalizimi i lidhjes hekurudhore me Vlorën, sëbashku me investimet në rrjetin rrugor apo me ndërtimin e pritshëm të aeroportit, do të bëjnë që Vlora të kthehet në një pol të rëndësishëm për turizmin por edhe për shkëmbimin e mallrave e njerëzve. /scan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJET/ Ministri Kotzias: Nuk shkoj me pushime pa zgjidhur problemet me SHQIPËRINË...
Previous article NEGOCIATAT/ Christian Lange: “Tahiri e “Xhafaj”, jo kusht për Gjermaninë... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm Aktualitet

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh” Aktualitet

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT