• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ARTA MARKU HAKMARRJE PRIMITIVE NDAJ NESH”/ KPA vendos mbi dosjen e ÇIFTIT të prokurorëve të pezulluar për pasurinë
Home
Aktualitet
Drejtësi

“ARTA MARKU HAKMARRJE PRIMITIVE NDAJ NESH”/ KPA vendos mbi dosjen e ÇIFTIT të prokurorëve të pezulluar për pasurinë

13 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Është mësuar se cila do të jetë trupa gjykuese që do të shqyrtojë çështjen e hapur në Komisionin e Posaçëm të Apelimit për ish-prokuroren e Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi dhe bashkëshortit të saj Dritan Gina.

Pas një kërkesë për informacion të depozituar në këtë institucion, “TemA” meson se relatore do të jetë Ina Rama ndërsa gjyqtarë Luan Daci dhe Rezarta Schuetz.

“Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 17.05.2018, është paraqitur ankimi me palë ankuese znj.Rovena Gashi dhe z. Dritan Gina, me objekt: “Anulimin e vendimit nr. 140, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku dhe anulimin e vendimit nr.141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku etj.”.

Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak: Gjyqtar Luan Daci, gjyqtar Rezarta Schuetz, relatore e çështjes Ina Rama”, komunikon KPA për “TemA”.

Më herët pokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, pezulloi nga detyra prokurorët Rovena Gashi dhe Dritan Gina pas regjistrimit të procedimit për fshehje të pasurisë.

Ata dyshohet se kanë fshehur pasuri të patundshme, disa apartamente dhe godina që s’janë deklaruar prej tyre, por që se rezultojnë të regjistruar në emër të të afërmve të bashkëshortëve jashtë çdo lloj rregulli.

Çifti i prokurorëve, u kundërpërgjigj me akuza të forta duke nënvizuar se veç Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka tagrin për hetimin e pasurisë së tyre. Në deklaratat e tyre të përcjella në media, ata adresuan akuza edhe ndaj Komisionit të Posaçëm të Apelimit.

Në kërkesën për KPA, “TemA” pyeti edhe nëse ka çështje të tjera të regjistruara pranë KPA-s veç atyre të bëra publike në faqen zyrtare.

Ndërkohë, komunikohet se “Sot është shtuar çështja e rivlerësimit të gjyqtarit të Apelit Durrës Besim Trezhnjeva.

Ky i fundit ka depozituar një ankim kundër vendimit të KPK-së nr. 14 datë 13.04.2018, pasi u shkarkua për mungesë të justifikimit të pasurisë.

Mësohet se trupa gjykuese do të jetë  Ardian Hajdari, relator Luan Daci dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fitoi të drejtën për të organizuar Kupën e Botës 2026, Trump uron punën e Federatës
Previous article Kupa e Botës/ Më shumë se 20 krerë shtetesh do të ndjekin ceremoninë hapëse

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT