• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DY FYTYRAT”/ Si e “drodhi” përsëri Berisha qëndrimin për Nanon…
Home
Shqipëri

“DY FYTYRAT”/ Si e “drodhi” përsëri Berisha qëndrimin për Nanon…

12 June, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Sali Berisha tashmë është i njohur për faktin se e përdor historinë si ia do politika e ditës. Ai ka mbetur lapidar me etiketimin që i bëri dikur Rezart Taçit si kontrbandisti më i madh në Shqipëri dhe pastaj, pasi i dha në privatizim ARMO-n deklaroi: “Nuk e kisha për Taçin, por për Naçin”.

Të njëjtën fabul ka përsëritur edhe së fundi në një status që ka shkruar në ditën e themelimit të PS-së. Pasi tregon se kjo parti është pjella e PPSh-së dhe vazhduesja e një kali troje të Serbisë, Berisha, gjen rastin për të lavdëruar kryetarin e parë të socialistëve, Fatos Nanon.

“Kontribut historik ne reformimin e PPSH me emer te ri PSSH dha lideri i saj Fatos Nano, i cili në një garë elektorale brenda partisë e shkëputi PPSH nga e shkuara e saj si parti e një njeriu dhe u rizgjodh nga anetar pa funksione drejtuese në krye të saj. Ai gjithashtu anëtarësoi PPSH me emer të ri në Internacionalen Socialiste, arritje këto thelbesore për PSSH dhe vendin në tërësi”.

Mirë por kur Nano ishte rivali i tij kryesor, Berisha jo vetëm e burgosi, jo vetëm e konsideronte me shtypin e tij besnk si një marksist që donte të pengonte grupin e reformatorëve, jo vetëm e quante pinjoll të institutit të Nexhmies dhe vjedhës së ndihmave italiane si kryeministër, por kurrë nuk i njohu asnjë meritë. Ai e konsideronte tradhëtar të vendit dhe interesave të shqiptarëve pas paktit “ballkani i ballkanasve” që Nano nënshkroi me liderin grek të PASOK, Andreas Papandreun. Ai madje shkoi deri aty sa pa fakte dhe prova e akuzoi si vrasësin e Azem Hajdarit dhe organizoi protestën e dhunshme të 14 shtatorit.

Megjithëse më vonë kur i’u desh kundër Ramës, ai bëri një piruetë dhe pranoi publikisht se këto qëndrime i kishte mbajtur për arsye elektorale.

Edhe sot në ditlindjen e PS, ai i është kthyer lëvdatave për Nanon por duke nxirë rolin e Ramës, pak a shumë me ato gjëra që thoshte dikur për Nanon: “PSSH nën drejtimin e Edi Rames është sot njëlloj si në ditët më të zeza të saj në kohën e diktaturës hoxhiste; një parti antshqiptare që po shet interesat, territorin, detin Greqisë dhe nën diktatin e kësaj të fundit është zotuar të fshij nga faqja e dheut fjalën Çamëri duke shkelmuar mbi martirizimin e çameve, ndergjegjen kombëtare të çdo shqiptari dhe tejkaluar në tradhti kombëtare edhe diktatorin Enver Hoxha”.

Hajde gjeje kujt Berishe i duhet besuar? /Lapsi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Almeda Abazi akuzohet për MASHTRIM pasi i nxorri bojën produksionit të DWTS: E parritur dhe tekanjoze!
Previous article VRASJA E PASIONIT NË TIRANË/ Flet BABAI i Xhafer Matës: Xhuljetës i thoja: Ti je nusja e kësaj shtëpie dhe... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren Politikë

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare Politikë

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT