• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Më kanë bërë presion/ Biznesmeni Ymer Kalaja rrëfen lidhjen me ish drejtorin e burgjeve Artur Zoto
Home
Aktualitet
Drejtësi

Më kanë bërë presion/ Biznesmeni Ymer Kalaja rrëfen lidhjen me ish drejtorin e burgjeve Artur Zoto

18 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Dëshmitari tjetër në gjyqin ndaj ish-drejtorit të Burgjeve, Artur Zoto, ishte Ylber Kalaja, një prej tre biznesmenëve që dyshohet se kanë bashkëpunuar për të shkelur barazinë në tendera, shkruan “Panorama”.

Kalaja i befasoi të gjithë ditën e djeshme në gjyq, pasi u tërhoq nga dëshmia e dhënë përpara organit të akuzës, në fazat e hetimit paraprak. Kalaja ka thënë në seancë ditën e djeshme se ai nuk i njeh as Iljaz Labin dhe as Artur Zoton.

Madje, biznesmeni ka thënë se oficeri i Policisë Gjyqësore që e ka marrë në pyetje e ka shantazhuar, duke i thënë se do të kalbej në burg dhe se nuk do ta shihte më familjen e tij.

“Jam akuzuar për korrupsion në burgje. Kam qenë administrator i një firme ushqimesh dhe punoja shpesh me burgjet. Kam marrë gjithnjë tendera konform ligjit”, e ka nisur dëshminë Ylber Kalaja.

I pyetur nëse kishte lidhje miqësie me Iljaz Labin dhe Artur Zoton, biznesmeni Kalaja tha se nuk i njihte dhe as që i kishte takuar ndonjëherë të lartpërmendurit.

“Nuk i kam njohur dhe nuk i kam takuar asnjëherë. Kam mësuar për ta vetëm përmes mediave”, ka thënë ai, duke mohuar takimin me Iljaz Labin për çështjen e 20 milionë lekëve të vjetër.

Biznesmeni ka pranuar se njeh Shemsi Sinanin, për të cilin ka pasur vetëm marrëdhënie pune. Edhe ky i fundit dyshohet se ka qenë i përfshirë në skemën e tenderave fiktivë në burgje, ku paracaktohej fituesi për ushqimet.

Mirëpo, Kalaja ka habitur me akuzat e tij ndaj Prokurorisë. Ai ka thënë se gjatë marrjes në pyetje nga organi i akuzës, është shantazhuar dhe se ka firmosur letra, të cilat nuk i ka parë, edhe pse në prani të një avokati.

“Më kanë bërë presione të jashtëzakonshme. Më kanë thënë se do kalbem në burg dhe se nuk do ta shoh më familjen time. Këto m’i ka bërë oficeri i Policisë Gjyqësore. Emrin e tij nuk e mbaj mend, por kam qenë me avokatin kur jam marrë në pyetje. Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë aferë”, ka thënë Kalaja.

Dëshmia e tij është kundërshtuar nga mbrojtja, e cila ka thënë se rasti i Kalasë është për një çështje tjetër, që s’ka lidhje me atë të Zotos. Por prokurorja Elizabeta Imeraj ka kërkuar të vazhdojë marrja në pyetje e dëshmitarit, pasi akuzat e tij drejtuar organit hetimor ishin shumë të rënda.

Ylber Kalaja ka qenë një ndër tre biznesmenët e firmave të ushqimit, që është hetuar si i përfshirë në aferën korruptive të tenderave me ushqimet në burgje. Këta tre biznesmenë dyshohet se binin dakord për fituesit dhe i ndanin fitimet së bashku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sara Hoxha rrëfen vështirësitë e lindjes: “Londoni u tregua njeriu më i guximshëm që njoh!”
Previous article The Economist: Shovinizmi fetar po ngrihet përsëri në Ballkan

Redaktor2

Postime të ngjashme

TRITOL PRANË FAMILJES NIKULAJ NË LEZHË/ Ndalohet një i dyshuar... Aktualitet

TRITOL PRANË FAMILJES NIKULAJ NË LEZHË/ Ndalohet një i dyshuar...

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari

I KËRKUAR NGA SPANJA PËR TENTATIVË VRASJE/ Arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari Aktualitet

I KËRKUAR NGA SPANJA PËR TENTATIVË VRASJE/ Arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT