Nëntori tashmë është kthyer zyrtarisht në muajin e ndërgjegjësimit për bebet e lindura para kohe ose siç quhen ndryshe, bebet premature.
Fillimisht, ishte Tuna ajo që ndau me ne vështirësitë e lindjes së parakohëshme dhe në mënyrë çezariane. Tanimë është rradha e një prej nënave më të dashura për publikun të ndajë eksperiencën e saj për muajin e bebeve premature, Sara Hoxhës.
Në një postim në Instagram ku shfaqet me Londonin bebe, të vogël, Sara shkruan: “Londoni erdhi në këtë botë 5 javë para ditës që pritej. E deri në atë kohë unë kisha lexuar dhjetra libra dhe kisha parë qindra video, sidoqoftë asgjë nuk më përgatiti për beben e ardhur parakohe.”
“Edhe pse nuk mund të ushqehej me gji, Londoni më tregoi që ishte njeriu më i guximshëm që njoh. Të gjitha netët që kam qëndruar duke u kujdesur për të, duke parë nëse merr frymë apo jo, ia vlejtën. Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit për fëmijët e lindur parakohe prandaj jepni një përqafim, dhuroni në spitale dhe maternitete ose bëni çfarë është e mundur për të mbështetur këto familje!”, – shkruan Hoxha.
Le të shërbejnë të tilla histori një frymëzim që në këtë muaj të dhurojmë e të bëjmë diçka më shumë për familjet mne fëmijë premature.







