• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shqipëria “kthen sytë” nga Kina: Forcojmë dialogun ndërshtetëror, priten bashkëpunime në gjithë nivelet
Home
Shqipëri

Shqipëria “kthen sytë” nga Kina: Forcojmë dialogun ndërshtetëror, priten bashkëpunime në gjithë nivelet

12 June, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti në një takim delegacionin e Partisë Komuniste Kineze, të kryesuar nga znj. Shen Beili, Zëvendësministre në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së theksoi se dy vendet gëzojnë marrëdhënie miqësore dypalëshe dhe tradicionale. Aktualisht ekziston një klimë shumë e mirë bashkëpunimi dypalësh, me një nivel të kënaqshëm të dialogut politik dhe të shkëmbimit të vizitave në nivele të lartë.

Balla theksoi se për Partinë Socialiste është i rëndësishëm forcimi i dialogut ndërshtetëror në të gjitha nivelet: në atë qeveritar, parlamentar, ekonomik, akademik, kulturor dhe në të gjitha fushat me interes reciprok. Po ashtu është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi edhe në nivel organizatash ndërkombëtare ku të dy vendet janë anëtare.

Gjatë bisedës u diskutua për çështjen e Kosovës, pasi Republika Popullore e Kinës nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.

Balla i kërkoi përfaqësueses së lartë të Partisë Komuniste kineze që Kina të mbështesë pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si një proces që shkon në dobi edhe të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Palët u ndalën gjatë diskutimit të tyre në çështje konkrete të bashkëpunimit ekonomik, siç është edhe nisma 16+1.

“Për Partinë Socialiste kjo nismë është një instrument i rëndësishëm dhe një platformë e rëndësishme bashkëpunimi ekonomik, komunikimi dhe mirëkuptimi kulturor që do të përforcojë më tej marrëdhëniet bilaterale mes Shqipërisë dhe Kinës, por edhe ato multilaterale mes vendeve të 16+1. Qendra për Rininë në kuadër të nismës 16+1 duhet të vendoset në Tiranë”,- theksoi Balla.

Më tej ai shtoi se tregu kinez duhet të jetë i hapur për prodhimet bujqësore shqiptare dhe ne kërkojmë ndërhyrjen partisë tuaj për eliminimin e barrierave dhe njohjen e certifikatave fito-sanitare. Balla gjeti mbështetjen e plotë të Zëvendësministres së Jashtme, znj. Shen Beili, Zëvendësministre e Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës në konkretizimin e kësaj nisme.

Një tjetër projekt që u diskutua ishte edhe ai “Një Brez dhe Një Rrugë”, ku zoti Balla theksoi se Shqipëria e ka konsideruar si një mekanizëm shtesë për të nxitur zhvillimin e koordinuar dhe progresin e përbashkët në planin shumëpalësh, por edhe bilateral në aspektet ekonomike, shoqërore, mjedisore, si dhe për të inkurajuar dialogun dhe integrimin ndërmjet civilizimeve të ndryshme.  Kjo nisëm shikohet si një mundësi më shumë për të aplikuar dhe tërhequr investime për projekte në energji dhe infrastrukturën rrugore, detare dhe hekurudhore.

Në përfundim të takimit palët ranë dakord për fillimin e një komunikimi intensiv dypalësh, i cili do të konkretizohet në një Memorandum Bashkëpunimi midis Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë Komuniste të Kinës.

Në këtë takim zoti Balla shoqërohej nga të gjithë anëtarët e Sekretariatit të Partisë Socialiste.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohet marrëveshja: SHBA garanton sigurinë e Koresë së Veriut
Previous article Regjistroi djalin në shkollë në Los Angeles, LeBron James pranë Lakers

Redaktor2

Postime të ngjashme

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT