Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri koreano-verior, Kiom Jong Un shkëmbyen sot një shtrëngim historik duarsh, për herë të parë mes një presidenti amerikan në detyrë dhe një lideri koreano-verior.
”SHBA-ja do të garantojë sigurinë e Koresë së Veriut”, thuhet në një dokument të nënshkruar sot nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe drejtuesi koreano-verior, Kim Jong Un në përfundim të një samiti historik në Singapor.
“Presidenti Trump është i angazhuar të japë garanci për sigurinë në Korenë e Veriut”, thuhet në tekst.
“Ndërkohë që drejtuesi koreano-verior, Kim Jong Un rikonfirmoi angazhimin drejt një denuklearizimi të plotë të Gadishullit Korean”, sipas një teksti të përbashkët të nënshkruar sot me Donald Trump.
Dokumenti nuk përmend kërkesën amerikane për denuklearizimin e plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm, formulë që nënkupton braktisjen e armëve dhe pranimin e inspektimeve, por rikonfirmon një angazhim më të paqartë, sipas tektit të fotografuar.


