Një familje në qytetin e Krujës po kalon momente të vështira, pasi vajza e tyre vetëm 13-vjeçe rezulton të jetë zhdukur që prej ditës së djeshme.
Sipas autoriteteve njoftimi për humbjen e saj u bë nga e motra, 24 –vjeçarja me inicialet A.L.
Sipas 24-vjeçares e motra kishte shkuar në shkollë dhe pas mësimit nuk ishte kthyer më në shtëpi.
Ndërsa familja nuk ka dijeni për vendndodhjen, policia e Krujës është vënë në lëvizje për gjetjen e së miturës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë po punojnë për gjetjen e shtetases:
• D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë.
Më datë 17.11.2017 ka bërë kallezim motra e saj, shtetësia A. L. 24 vjeçe, banuese në Krujë pasi shtetësia D.P. pasi mbarimit të mësimit nuk është kthyer në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.


