• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Qytetarja nuk merr dot DOKUMENTIN në Hipotekë, institucionet luajnë “PING-PONG” deri… (VIDEO)
Home
Sociale

Qytetarja nuk merr dot DOKUMENTIN në Hipotekë, institucionet luajnë “PING-PONG” deri… (VIDEO)

11 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Problemet me Hipotekat në Shqipëri janë të shumta dhe burokracitë nuk përfundojnë. I tillë është edhe rasti i sotëm, që ka sjellë në vëmendje emisioni BOOM. Gazetarja Domenika Bajraktari udhëtoi në qytetin e Korçës, ku u njoh me problemin e qytetares Merita Xhepo, e cila nuk merr dot një kopje hartë dhe një kopje kartelë nga zyra e Hipotekës.

Mertia Xhepo: Kam një problem që në 2017, kam mbaruar gjyqin, kam marrë formën e prerë. Kam kërkuar hartë dhe kopje kartele. Nuk më janë përgjigjur. Më kanë lëshuar një faturë që e kam bërë pagesën. Prita që të më vinte kopje hartë dhe kopje kartele. Më vjen një zarf tjetër dhe me kërkon vendimin e gjykatës në një kohë që e kisha dorëzuar vendimin. Megjithatë i shpie prap dhe sot e kësaj dite nuk më pergjigjen.

BOOM iu drejtua  ZVRPP në Korçë për të marrë një përgjigje se pse zonja Merita nuk e ka marrë kopjen e hartës dhe të kartelës.

Zyra e ZVRPP Korçë thotë se shërbimi për zonjën Merita është kryer që në datën 28 mars 2018 dhe shkresa është me nr. protokolli 1692. Ështe dërguar me posta një kopje hartë dhe kopje kartelë. Por zonja Xhepo thotë që nuk i ka ardhur asgjë.

Gazetarja e BOOM iu drejtua Postës për të parë nëse ku ndodhet zarfi i nisur nga Hipoteka.

Posta  vuri  regjistrin ne dispozicion dhe nuk figuron që nr i protokollit i dhënë nga ZVRPP të jetë për zonjen Xhepo. Nr i protokollit 1692 është sjell me daten 3.04.2018 dhe nuk është e zonjës Xhepo por me adresë Mborje, Drenove.

Rikthemi serish në ZVRPP Korçë ku sërish i mëshojnë faktit që shërbimi nga zyra e Hipotekës është kryer, duke i lënë fajin postës.

Ashtu siç thuhet, “faji mbetet jetim” dhe zonja Merita Xhepo aplikoi sërish, pagoi sërish taksën me shpresën që këtë radhë do t’i marrë kopjen e hartës dhe kopjen e kartelës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çështja e borxhit, Muzaka dhe Tirana mbeten në llogore lufte
Previous article  Inzaghi nuk arrin objektivin dhe merr vendimin e madh për të ardhmen

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë

AKSIDENT I RËNDË NË UNAZËN E MADHE/ Përplasen automjeti dhe fadroma, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË UNAZËN E MADHE/ Përplasen automjeti dhe fadroma, një person i plagosur

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla Aktualitet

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT