• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUR TRADHËTIA “ERRËSON SYTË” E MESHKUJVE SHQIPTAR/ Nga VRASJA me rripin e pantallonave, tek thikat e sëpatat… (RASTET)
Home
Ekskluzive

KUR TRADHËTIA “ERRËSON SYTË” E MESHKUJVE SHQIPTAR/ Nga VRASJA me rripin e pantallonave, tek thikat e sëpatat… (RASTET)

11 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Krimi në familje, fatkeqesisht  duket një fenomen në rritje në vendin tonë. E premtja që lamë pas duket të jetë rasti më i fundit ku pasqyrohet ky fakt.

Thënë kjo, pasi Çlirimi 42 vjeç në zenke e sipër me gruan e tij, e shtyn dhe ajo mbetet e vdekur në vend pasi bie në dysheme.
Por sot duket se detaje të reja kanë dalë në “dritë”, ku sipas 42 vjeçarit vrasës gruaja e tradhëtonte me pronarin e firmës.
Raste të tilla nuk kanë fund, pasi vërehet se burrat shqiptarë kanë një problem shumë të madh me atë çka duhet të jetë “e tyre”, dhe dyshimet (shpeshherë të kota), se gratë i tradhëtojnë.

Çfarë ndodhi sot:
Ka dalë para gjykatës së Durrësit Çelnik Shaholli, i cili të premten vrau bashkëshorten e tij 40-vjeçare, nënë e 6 fëmijëve. 42-vjeçari njihet me masën e sigurisë.

“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Durrësit për 42-vjeçarin Çlirim Shaholli, i cili të premten vrau gruan e tij, nënë e gjashtë fëmijëve.

Pas ngjarjes ata kanë pranuar faktin se Çlirim Shaholli ishte xheloz për gruan e tij 40-vjeçare, dhe e kishte dhunuar edhe më parë.

Ai tha thënë se i ka përplasur gruas kokën në dysheme, nuk kua ka kërkuar falje. Madje nuk u ka kërkuar falje as fëmijëve të tij, për këtë akt të rëndë që ka kryer.

Mësohet se shkak për sherrin, i cili rezultoi fatal për 40-vjeçaren Ardjana Shaholli, ka qenë sërish xhelozia e bashkëshortit. Ai e akuzonte se gruaja kishte dashnor pronarin, por ajo nuk e pranonte një gjë të tillë.

Në këtë situatë, Çlirim Shaholli e ka goditur në kokë gruan e tij dhe e ka përplasur në dysheme, duke i shkaktuar hematoma. Ndonëse e dërgoi gruan në spital, ajo nuk mundi të mbijetonte.

Vret gruan me rripin e pantallonave:
Shkëlqim Disha vrau me rripin e pantallonave gruan e tij pasi dyshonte se e tradhëtonte. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Shëngjergj të Tiranës.

I penduar para policisë Shkëlqim Disha ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij duke deklaruar se shkaku ka qenë tradhëtia nga ana e saj para disa kohësh.

Sipas dëshmisë së dhënë prej tij në polici, gjithçka ka nisur pasi viktima, Rezmie Disha i ka treguar për tradhëtinë e saj, duke i treguar edhe emrin e personit me të cilin kishte kryer aktin.

Sipas dëshmisë së një prej personave në polici çifti Disha i cili jetonte në Tiranë prej vitesh kishte shkuar në Shëngjergj për një dasmë dhe gjatë rrugës gruaja i ka treguar se gjatë kohës që ata kishin që të divorcuar ajo e kishte tradhtuar.

Kjo ka mjaftuar që Disha të rrëmbejë një dru në rrugë dhe ta godiste në kokë bashkëshorten e Rezmie Disha. Po sipas të njëjtit dëshmitar –vjeçari ka hequr rripin dhe e ka shtrënguar për fyti.

Pasi ka konstatuar se ajo kishte humbur jetën, 37-vjeçari Disha ka shfaqur shenja pendese sipas dëshmitarit.

Vrau gruan me sqepar e thikë, se dyshonte në tradhëti

Bashkim Mekolli ka pranuar para hetuesve se e ka vrarë gruan e tij, Demirke Mekolli, nga xhelozia. “Sherri nisi që në darkë – tha ai, – dhe nuk po duroja më, dyshoj se më tradhëtonte dhe isha xheloz”.

Për krimin ka dëshmuar babai i autorit. I moshuari ka treguar se djali i tij kishte kohë që kurohej nga depresioni, ndërsa ishin në gjendje të rëndë ekonomike.

Dëshmia e babait të Bashkim Mekollit:

“Djali ka qenë prej kohësh i kuruar me depresion. Krimin e ka kryer kur ka qenë jashtë kontrollit. Kishin kushte të vështira. I kam marrë në banesë sepse jetonin në kasolle.

Sapo kam dalë nga shtëpia më ka lajmëruar nusja e nipit për vrasjen. Kur kam shkuar e kam gjetur nusen të pajetë, të masakruar, të mbuluar me gjak, ndërsa djali me thikë në dorë vinte vërdallë nëpër oborr”.

Ardian Balliu dyshonte se bashkëshortja e tradhtonte, i dehur me dy thika e masakron atë
Një vrasje në një familje shqiptare ka tronditur qytetin e Xhenoas në Itali. Adrian Balliu ka vrarë gjatë natës bashkëshorten e tij Valmira, ndërsa dy fëmijët e vegjël të çiftit flinin në dhomën ngjitur. Menjëherë pas vrasjes 44-vjeçari shqiptar ka thirrur forcat e rendit dhe u ka shpjeguar se nuk duronte dot më dyshimin se e shoqja e tradhtonte.

Ngjarja

Vrasja në familjen shqiptare ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Xhenova të Italisë.

Ardian Balliu, 44 vjeç, qëlloi shtatë herë bashkëshorten e tij, duke përdorur dy thika të kuzhinës të cilat ia nguli në zemër. Mediat italiane shkruajnë se 44 vjeçari kishte përdorur dy thika për të kryer krimin: Kur thika e parë ishte thyer kishte marrë thikën e dytë për t’i dhënë fund jetës. Njëra prej goditjeve i ka prekur zemrën. Valmira Balliu 30 vjeç gjeti vdekjen e menjëhershme si pasojë e goditjeve të marra. E gjithë skena e krimit ndodhi në dhomën e gjumit të banesës së çiftit shqiptar, ndërsa në dhomën ngjitur flinin dy fëmijët e tyre, vajza 3 vjeç dhe djali 4 vjeçar.
Pasi krimit, ishte 44-vjeçari që lajmëroi policinë për vrasjen e bashkëshortes, ndërsa u arrestua menjëherë nga karabinierët. “Hajdeni në shtëpinë time”, – mësohet t’ju ketë kërkuar policëve nëpërmjet telefonit Ardian Balliu. Në gjendje shoku dhe i dehur i ka shoqëruar në dhomën ku kishte kryer krimin duke i kërkuar “të mos zgjojnë fëmijët”. Policia italiane ka gjetur gruan të mbuluar me gjak, dhe një thikë pranë zemrës.
“E qëllova pas një sherri” kishte sqaruar Ardiani duke pyetur më tej: “Ka vdekur?” dhe më pas duke lënë dhe porositë për fëmijët e tij. “Mos harroni biberonët dhe biskotat për fëmijët”. Dy fëmijët aktualisht i janë besuar të afërmve të çiftit në Torino.
Çifti kishte 15 vjet diferencë dhe jashtë mureve të shtëpisë dukej se kishin një jetë familjare normale.

“E vrava se më kishte tradhëtuar gjithë jetën”

Veli Dervishi ka rrëfyer në polici arsyen pëse e vrau gruan të tij mbrëmë në shtëpinë e tyre në Golem. “Ajo më ka tradhtuar gjithë jetën”, u tha ai policëve që e morën në pyetje.

Në fillim tha se ishte acaruar ngaqë ajo i kërkonte llogari se nga shkonte dhe përse kthehej vonë në shtëpi. Por më pas shpërtheu me akuza ndaj bashkëshortes që i mori jetën duke e goditur me sopatë.
Veli Dervishi, siç rezulton nga dosja hetimore, ishte nën efektin e alkoolit. Të parin që njoftoi për krimin ishte djali. “Hajde shpejt në Golem se kam vrarë nënën tënde”, i shkruajti ai të birit në mesazh.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjendet breshka e rrallë në brigjet e Orikumit (VIDEO)
Previous article Qytetet me gjurmë karboni/ Ja cilat janë më të ndoturit në botë

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT