• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KPA “shpëton” Llallën nga Vettingu, ambasadori Lu e ka cilësuar: “Të korruptuar dhe pengues të Reformës në Drejtësi”
Home
Aktualitet
Drejtësi

KPA “shpëton” Llallën nga Vettingu, ambasadori Lu e ka cilësuar: “Të korruptuar dhe pengues të Reformës në Drejtësi”

11 June, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk do i nënshtrohet Vettingut. Kolegji vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit për ish Prokurorin e Përgjithshëm, ndërsa nuk ka të drejtë që emërohet në sistemimin e drejtësisë për 15 vite.

“Janë përmbushur elementët deklarativë të dorëheqjes nga detyra, pasi është zbatuar një prej rrugëve procedurale të legjislacionit në fuqi. Kolegji çmon se vendimmarrja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka qenë e drejtë dhe duhet konfirmuar. Kolegji i Posaçëm i Apelimit me shumicë votash vendosi: ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Adriatik Llallën. Ndalimin e emërimit të tij, gjyqtar, prokuror, inspektor apo anëtar të KLD-së për një periudhë prej 15 vitesh”.

Kështu Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi kërkesën e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa, i cili kërkoi që ish-prokurori i Përgjithshëm të mos përjashtohej nga Vettingu, por t’i nënshtrohej atij njësoj si e gjithë trupa e sistemit të drejtësisë.

Kërkesa e Komisionerit Publik erdhi pas vendimit të KPK të cilët ndërprenë Vettingun e Llallës, pas dorëheqjes së këtij të fundit nga mundësia për të marrë një pozicion tjetër në sistemin e drejtësisë.

Florian Ballhysa deklaroi se Llalla megjithëse ka lënë detyrën në dhjetorin e vitit të kaluar, nuk është larguar si magjistrat dhe si i tillë ai duhet të kalojë në filtrat e verifikimit të pasurisë dhe figurës. Por sot Kolegji i Apelimit e ka rrëzuar kërkesën.

Adriatik Llalla në seancën e sotme në Kolegjin e Apelimit, por edhe më parë nuk ka qenë vetë i pranishëm, por është përfaqësuar nga avokati Sokol Hazizaj. Vendndodhja e tij e saktë nuk dihet, pasi fillimisht u fol se ndodhej në Gjermani, ndërsa prokurën për avokatin e lëshoi nga Stambolli.

Në vitin e fundit të mandatit të tij, Llalla pati konflikt të hapur me ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu, duke e akuzuar këtë të fundit si person që kishte ndikuar tek ai për arrestimin e Ilir Metës dhe për mbylljen e një procedimi penal në Fier për një kompani nafte. Nga ana tjetër Lu e ka quajtur Llallën si person të korruptuar dhe që ka dashur të pengojë reformën në drejtësi.

Pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”.

Ndërkohë që Llalla po hetohet nga Krimet e Rënda për disa vepra penale; “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise, interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Ish-kryeprokurori Llalla prej disa muajsh jeton në Gjermani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Varësia nga interneti është sëmundje/ Regjistrohet zyrtarisht rasti i parë i diagnostikuar
Previous article Ther vajzën si sakrificë për Zotin, thotë se ishte pushtuar nga djalli

Redaktor2

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT