• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Varësia nga interneti është sëmundje/ Regjistrohet zyrtarisht rasti i parë i diagnostikuar
Home
Jetë

Varësia nga interneti është sëmundje/ Regjistrohet zyrtarisht rasti i parë i diagnostikuar

11 June, 2018 Sadik.Autor Jetë

Një 15-vjeçar në Britaninë e Madhe bëhet rasti i parë i diagnostikuar me varësi nga interneti. Adoleshenti nga Londra veriore është i pari që diagnostikohet me këtë çrregullim nga shërbimi shëndetësor britanik (NHS), pasi djali nuk ka dalë nga shtëpia për një vit rresht.

Vendimi u konsiderua i rëndësishëm nga mamaja e 15-vjeçarit, Kendal Parmar, e cila është përpjekur për 3 vjet me radhë që ky çrregullim i të birit të njihet dhe të trajtohet si sëmundje nga mjekët.

Konfirmimi i këtij rasti vjen një muaj pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë i klasifikoi lojërat në internet si një çrregullim i shëndetit mendor.

“Unë e quaj një varësi e heshtur. Nëse do të qëllonte me armë në një park, shoqëria do të shqetësohej. Nëse do të dilte me motor në rrugë i dehur, të gjithë do të bënin kujdes. Por askujt nuk i bëhet vonë përsa kohë ai qëndron i ulur para ekranit në dhomën e gjumit”, thotë nëna e djalit.

Ajo thotë se i biri ishte një fëmijë i pasionuar pas sportit, kapiten i skuadrës së regbisë dhe kriketit, tip i shoqërueshëm dhe me rezultate të mira në shkollë.

Por varësia nga lojërat në internet e ka shndërruar atë në një të burgosur në shtëpinë e vet.

“Përsa kohë është zgjuar, ai dëshiron të qëndrojë duke luajtur. Për të nuk ka botë jashtë shtëpisë”, thotë e ëma, e cila ka themeluar grupin Untapped AI, i cili mbështet përdoruesit e varur nëpërmjet kontaktit online.

“E kuptova se ishte varësi kur pashë se ishte online gjatë gjithë kohës, në vend që të bënte detyrat. Ai nisi të shmangte botën e vërtetë. Ai ka miq në komunitetin online dhe drejton mbretëri vituale. Për të, kjo është bërë aq reale sa nuk ka tjetër botë jashtë saj”, thotë ajo.

Trajtimi për çrregullimin e adoleshentit kushton 350 paund seanca. Kjo kosto e detyroi nënën t’i drejtohej spitalit dhe të këmbëngulte që problemi i të birit të njihej si sëmundje.

Në Britani, mendohet se rreth 4% e adoleshentëve e kanë këtë problem. Një ekspert i sjelljeve të varësisë i ka thënë gazetës “Telegraph” se merr letra nga prindër të dëshpëruar, që kërkojnë këshilla se si të veprojnë me fëmijët e tyre të varur nga lojërat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ikën Ronaldo? Mesfushori i Barcelonës ka një përgjigje interesante
Previous article KPA "shpëton" Llallën nga Vettingu, ambasadori Lu e ka cilësuar: "Të korruptuar dhe pengues të Reformës në Drejtësi"

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT