• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“The Sun”/ Ja rreziku që i kanoset komandove të dezertuar
Home
Sociale

“The Sun”/ Ja rreziku që i kanoset komandove të dezertuar

18 November, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Dezertimi i katër komandove shqiptarë, të cilët nuk u kthyen nga trajnimi në Uells, është komentuar edhe nga  britanikja “The Sun”. Ata i kanë kushtuar një artikull këtij lajmi ku shkruajnë se pas zhdukjes nga trajnimi,  katër ushtarët po fshihen nga frika.

Nisur nga informacionet në mediat shqiptare, “The Sun” shkruan se katër ushtarët , të identifikuar si Ajazi, Ylber Kotri, Aleksander Shkulaku dhe Klevis Lamkaj, përballen me rrezikun e dënimit me pesë vite burg.

“ Ata ishin në mesin e 11 shqiptarëve të trajnimit të NATO-s në Uellsin qendror, fluturimet dhe akomodimi i të cilëve, përfshirë natën e fundit në Londër, u paguan nga Ministria e Mbrojtjes. Një burim nga Tirna për median tonë tha: Ata duhet të ishin kthyer në bazë dhe të fluturonin mbrapsht për në Shqipëri ditën e nesërme”, shkruan The Sun.

Burime nga Shqipëria për median britanike kanë thënë se menjëherë pas lajmit të dezertimit të komandove janë marrë në pyetje familjarët e tyre. Ndërkohë po vazhdon hetimi në të dy vendet për gjetjen e komandove.

The Sun transmeton se trajnimi, i drejtuar nga brigada e 160-të e këmbësorisë dhe Shtabi i Uellsit me bazë në Breç, kishte pjesëmarrëse 139 ekipe nga e gjithë bota, ndër këta 11 ishin shqiptrë.

Shqiptarët e arratisur, veteranë të cilët kanë qenë pjesë e luftës në Afganistan, janë pjesë e komandove elitë, dhe fitonin rreth 220 paund në muaj, shkruan britanikja.

“The Sun” ka cituar edhe postimin në Facebook të Dritan Demiraj, ish-kreu i Forcave Speciale Shqiptare, i cili shkroi:

“Unë e konsideroj sjelljen e tyre të papranueshme. Unë e di se ata nuk paguhen mirë dhe punojnë në rrethana të vështira por ajo që bënë është totalisht e pa justifikueshme. Ata udhëtuan drejt Britanisë për të përfaqësuar Shqipërinë në një trajnim ushtarak dhe unë u bëj thirrje që të rikthehen në vendin e tyre sa më parë të jetë e mundur”.

Përgatiti AlpeNews.al

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ‘Shqiptaret e bukura zbuluan fytyrën’/ Vendimi i Zogut për heqjen e ferexheve
Previous article Shikoni çfarë atletesh veshin Messi dhe Ronaldo

k.autor

Postime të ngjashme

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre Aktualitet

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre

ARRESTOHET NË BELGJIKË GERT GJENERALI/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në ’97 Aktualitet

ARRESTOHET NË BELGJIKË GERT GJENERALI/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në ’97

SHERRI I DHUNSHËM NË GJKKO/ Momenti kur forca të shumta policie futen me vrap në ambientet e Gjykatës së Posaçme Aktualitet

SHERRI I DHUNSHËM NË GJKKO/ Momenti kur forca të shumta policie futen me vrap në ambientet e Gjykatës së Posaçme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT