Një tjetër ngjarje e rëndë në sportin e Kosovës, pas vdekjes së presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri. Gjatë ditës së sotme ka humbur jetën një 58-vejcar në Malet e Istogut, pasi ka humbur kontrollin e parashutës dhe ka rënë në tokë.
Mësohet se viktima është Xhavit Pepshi. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra. Nuk dihet nëse ai ishte sportist profesionist apo amator.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, policia ka marrë një informatë për një 58 vjeçar të lënduar në Livadhet e Kabashit në Istog. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë konstatuar se personi ishte pa shenja jete”- ka thënë Ibra.


