Që nga nisja e verifikimit personave më të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë, Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit ka marrë 12 vendime nga të cilët 7 gjykatës dhe prokurorë e kanë kaluar me sukses.
Kush janë shtatë prokurorët e gjyqtarët që kaluan në “sitën” e Vettingut, dhe u rikonfirmuan në detyrë:
Me sukses e mbyllën vetting-un gjyqtarja pa mandat e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, gjykatësi i Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj, gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Manjola Xhaxho, ajo e Kurbinit Marçela Shehu.
Vitore Tusha:
Vitore Tusha ishte gjyqtarja e parë që kaloi procesin e Vettingut. Vitore Tusha mban gradën doktore shkencash. Ajo është anëtare e Gjykatës Kushtetuese që prej vitit 2008 e gjithashtu anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përmendi se ndaj gjyqtares në karrierën e saj ka patur pesë ankesa nga qytetarët për vendimmarrjet.
Edmond Islamaj:
Edmond Islamaj ka një karrierë 25 vjeçare në sistemin gjyqësor shqiptar dhe është anëtari i parë i Gjykatës së Lartë që u përball me procesin e vetingut.
Manjola Xhaxho:
Xhaxho është gjyqtare në Gjykatën e Tiranës dhe gjithashtu kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Gjyqtarja nuk ka probleme me integritetin e figures. “Per gjyqtaren ka vetem dy ankesa, por ne asnjeren prej tyre nuk ka patur shkelje ligjore si dhe nuk ka asnje mase disiplinore”.
Këto ishin fjalët kur gjyqtarja u rikonfirmua në detyrë.
Gjyqtarja Marçela Shehu, ka kaluar me sukses “sitën” e Vettingut dhe është konfirmuar në detyrë.KPK ka mbajtur seancën sot dhe ka thënë se Shehu është një figurë e pastër.
Po ashtu, janë rikonfirmuar në detyrë Dritan Prençi, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Fatjona Memçaj, prokurore në Prokurorinë e Apelit Tiranë.
Dritan Prençi:
Dritan Prençi e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në rrethin e Tropojës. Ai ka shërbyer për disa vite si prokuror dhe drejtues prokurorie në Tropojë, Kukës dhe Kurbin përpara se të emërohej në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Prençi është gjithashtu kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Kujtojme se Prenci është edhe një ndër prokurorët që heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Anila Leka:
Prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme, Anila Leka rezultonte të kishte në pronësi vetëm dy apartamente, ndërsa si burim të ardhurash, ajo deklaronte vetëm pagën vjetore si prokurore, si dhe të ardhurat nga bonot e thesarit.
Kështu, ka kaluar me sukses filtrat e Vettingut. Pas këtij vendimi të KPK-së, Leka rikonfirmohet në detyrë.
Fatjona Memçaj:
Prokurorja ka deklaruar një apartament 96 m2 më vlerë 27 mijë dollarë, automjet dhe motorr Vespa dhe llogaritë bankare.
Përveçse si prokurore, zonja Memçaj, pas vitit 2018, ka punuar në disa institucione publike dhe private. Konkretisht Fatjona Memçaj ka ushtruar këto detyra: Drejtore e Drejtorisë Juridike në Institucionin e Republikës 2008-2013, mësimdhënie pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës, mësimdhënie në Universitetin Beder, drejtore e Kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme, eksperte pranë Shkollës së Magjistraturës si dhe prokurore pranë Prokurorisë së Apelit nga viti 2013 e në vijim.
AlpeNews.al









