Ndërron jetën në spital i riu që u aksidentua nga automjeti tip Bens në Elbasan.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:30 në aksin rrugor Elbasan – Tiranë, në fshatin Bradashesh.
Shtetasi G.H, 23 vjeç, banues në këtë fshat, duke drejtuar mjetin me targa AA 517 TB, ka aksidentuar shtetasin Saimir Lleshanaku 25 vjeç, i cili është trasportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, por për shkak të gjendjes të rëndë shëndetsore, ka ndëruar jetën në spital.
Drejtusi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme proceduriale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.


