• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU PRINDËRIT ME AUTOMATIK/ Rrëfimi rrëqethës i të motrës: U gëzuam që u kthye por kur pamë që ai…
Home
Sociale

VRAU PRINDËRIT ME AUTOMATIK/ Rrëfimi rrëqethës i të motrës: U gëzuam që u kthye por kur pamë që ai…

9 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Emigranti i sapokthyer nga Anglia vret me armë zjarri nënën dhe babanë e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në orët e mesditës në zonën e njohur si Llixhat në Peshkopi. Sipas Policisë, 26- vjeçari Qemal Sela ka qëlluar me armë automatike prindërit e tij, shtetasit Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, të cilët gjetën vdekjen e menjëhershme.

Nisur nga gjendja e paraqitur pas krimit nga ana e të riut, ka dyshime se ai ka probleme me shëndetin mendor. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se, bazuar edhe në dëshminë e të afërmve të tij, dyshohet se ai ka pësuar tronditje të fortë psikologjike pasi është kapur nga Policia në Angli. Ai jetonte dhe punonte prej rreth 8 vitesh në këtë shtet, por mungesa e dokumenteve e ka penalizuar atë për ta kthyer deportiv.

FAMILJARET

Autori i krimit të rëndë është arrestuar vetëm disa momente më pas nga efektivë të Policisë, të cilët janë ndodhur afër vendit të ngjarjes. Ata e kanë parë me armë në dorë dhe në një kohë mjaft të shpejtë negocimi e kanë bindur të hidhte armën në tokë dhe të vetëdorëzohej. Më pas janë marrë në pyetje edhe motra dhe vëllai i tij, të cilët kanë deklaruar se ishin përpjekur ta çonin në spital pas depërtimit, por nuk kishin arritur ta bindnin. Ata janë shprehur se Qemali ka mbërritur pranë familjes dy ditë më parë.

“Nuk e dinim se do të vinte. Patëm biseduar me telefon dhe nuk na pati thënë se do të kthehej. Nuk e dinim se nuk ishte mirë me shëndet. Fillimisht u gëzuam që u kthye, por kur e pamë se nuk ishte mirë, u mërzitëm shumë. Tentuam ta çonim për vizitë në spital, por ai nuk pranoi”, kanë rrëfyer ata për hetimorët.

Blutë do t’i marrin në pyetje sërish më vonë për të qartësuar edhe një herë momentin e krimit, pasi motra dhe vëllai i të arrestuarit nuk kanë qenë në gjendje të japin detaje të hollësishme se çka ndodhur konkretisht në banesën e tyre. Mësohet se 26-vjeçari gjatë qëndrimit në Angli është kuruar, por nuk dihet qartësisht për çfarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ronaldo kërkoi 75 milionë euro, por ja çfarë i ofron Reali!!
Previous article Lacio është shumë afër marveshjes me portierin Silvio Proto

F.autor

Postime të ngjashme

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë Aktualitet

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth... Aktualitet

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth...

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit Aktualitet

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT