• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU 19 VJEÇAREN DHE VETEN/ Të afërmit: Ai e donte aq shumë, por ajo e tradhtoi…
Home
Breaking News

VRAU 19 VJEÇAREN DHE VETEN/ Të afërmit: Ai e donte aq shumë, por ajo e tradhtoi…

9 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme, ku 31-vjçari Xhafer Mata qëlloi me dy plumba pistolete dhe la të vdekur në vend 19-vjeçare Xhuljeta Çuni.

Xhuljeta, e cila punonte si shitëse në zonën e “Don Boskos”, në Tiranë, pranë banesës së Xhaferit, ishte nisur mëngjesin e djeshëm bashkë me një shoqe, për të shkuar në provimin e letërsisë, por nuk arriti të mbërrinte kurrë, pasi Xhaferi i mori jetën në mes të rrugës.

Mes të dyve ka pasur një lidhje dashurie, e cila dyshohet se ka nisur rreth muajit dhjetor të vitit që lamë pas, por që është ndërprerë me kërkesë të Xhuljetës. Siç duket, Xhaferi, i cili kishte qenë i martuar më parë dhe me një fëmijë, nuk e ka pranuar vendimin e të resë dhe në tension e sipër, në gjendje të rënduar psikologjike, kreu aktin makabër.

Të raskapitur dhe me lot në sy, familjarët e Xhaferit kanë treguar për “Gazeta Shqiptare” se Xhaferi ishte shumë i dashuruar me Xhuljetën, e madje, për të u nda edhe nga gruaja.

Vëllai i të ndjerit tregon mes dhimbjes:

Nuk e shpjegoj dot pse arriti deri në këtë pikë. E dija që e donte shumë vajzën. Nga dashuria madhe iu errën sytë. Braktisi gruan për vajzën që donte, dhe e reja e tradhtoi. Ende nuk e besoj që gjërat shkuan kështu. La jetim fëmijën 1 vjeç”.

I pyetur se çdo të ndodhë me djalin e mitur ai u shpreh me lot në sy se fëmijën do ta rriste familja e Xhaferit.

Ai vijon më tej:

Djali jeton me ne, kur u divorcua më gruan, fëmijën e mbajti Xhaferi. Ish-gruaja u kthye te njerëzit e vet, dhe djalin ia la vëllait. Fëmijën do ta rrisim ne”.
Një i afërm, i cili ndodhej në banesën e autorit tregon për GSH, të shkuarën e Xhaferit.

Burri shprehet:

U divorcua në dhjetor nga gruaja, mësuam se kishte një lidhje dashurie me 19-vjeçaren. Jemi të pushtuar nga dhimbja me tragjedinë që ndodhi, akoma nuk mund ta besojmë. Ishim në dijeni që Xhaferri e donte vajzën. Ishte shumë i qetë, punëtor dhe aspak problematik. Nuk e shpjegojmë dot këtë që ndodhi”.
Të të njëjtit mendim janë edhe banorët e lagjes ku i riu jetonte me familjen, Sipas tyre, Xhaferi ishte djalë i urtë, që nuk ngatërrohej në konflikte dhe me dëshirë për të vijuar shkollën.

Një i moshuar, i cili banon panë shtëpisë së 31-vjeçarit, thotë:

Kanë ardhur familjarisht para shumë vitesh në këtë lagje. Xhaferi ishte djalë i urtë, dhe asnjëherë nuk ka hapur probleme në lagje. Kishte mbaruar shkollën për inxhinieri mekanike, madje u diplomua këto muajt e fundit. Ishte shumë djalë punëtorë, ka një servis makinash dhe punonte për orë të tëra. Jemi të tronditur me ngjarjen”.
Ndërkaq, deri tani nuk kanë folur prindërit e të ndjerës, 19-vjeçares Xhuljeta Çuni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jorginho i pashitshëm për Napolin, City hedh sytë nga mesfushori i Realit
Previous article Fenerbahce kujton Fadil Vokrrit, mesazh ngushëllimi familjes

F.autor

Postime të ngjashme

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë Aktualitet

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth... Aktualitet

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth...

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit Aktualitet

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT