Ka ngjallur mjaft polemika fakti që Akademikut Artan Fuga, i cili mori dy çmime në ndarjen e çmimeve “Kult”, “Shkrimtari më i mirë i vitit 2017” dhe ““Murgu” libri më i mirë artistik i vitit 2017”, nuk iu kushtua vëmendje nga shumë media. Fuga vetë, nëpërmjet një postimi në facebook, i quajti ata “budallenj të censuruar”, ndërsa sot, i ftuar në studion e “Repolitix”, ka folur më gjerë rreth kësaj çështje, por jo vetëm.
Duke mos e cilësuar si “censurë”, sipas Fugës shqetësues nuk është fakti se nuk iu kështua vëmendje librit të tij, por, thekson ai, kjo solli në vëmendje një problematikë në mediat shqiptare.
Sipas akademikut, shqetësues është fakti se “kur del një lajm ai shkon nga gazetari në gazetarë i paverifikuar”.
“Nuk ka pasur absolutisht asgjë. Nuk më intereson se kush i ka dhënë vëmendje librit “Murgu”. Ai ka bërë udhëtimin e tij, ka shumë lexues dhe në panair u shit si të ishte botuar dje. Problemi është se pashë se si funksionon media me lajmin.
Pardje në mbrëmje shikoj që qarkullon lista e krijuesve që morën çmime, kishte këngëtarë i vitit, balerin etj… mungonin dy: shkrimtari i vitit dhe botuesi i vitit, Shkoj nga media në media dhe shoh që është në të gjitha anët i ndërprerë.
Kuptoj që tek burimi ka një mangësi dhe konstatoj që nga media në media, gazetarët marrin informacionin dhe nuk bëjnë verifikimin e lajmit. Këtu filloi shqetësimi im. Këtu ngrita shqetësimin tim. Shtova dozën e tonalitetit të shprehjes, thash që ka një censurim të këtij lajmi pa vënë dorë. E rëndësishme, është që doli se mediat qarkullojnë lajmin dorë më dorë pa verifikuar.”, është shprehur Fuga.
I pyetur nëse sot është apo jo i papëlqyer nga të dy krahet politike, pra nga e djathta dhe e majta, Akademiku Fuga ka pranuar se ka “disa shqetësime me të majtë”.
“Aktualisht nga e majta nuk jam i pëlqyeshëm, e djathta nuk ka asgjë me mua, ndoshta as të tjerët nuk kanë, por me të majtën kam disa shqetësime. Më kanë atakuar edhe nga tribuna e parlamentit.”, tha Fuga.
Intervista:
Le ta nisim me titullin si “Shkrimtari më i mirë i vitit” për të cilin patët disa polemika se disa media e kanë censuruar
Nuk ka pasur absolutisht asgjë. Nuk më intereson se kush i dhënë vëmendje librit “Murgu”. Ai ka bërë udhëtimin e tij, ka shumë lexues dhe në panair u shit si të ishte botuar dje. Problemi është se pashë se si funksionon media me lajmin.
Pardje në mbrëmje shikoj që qarkullon lista e krijuesve që morën çmime, kishte këngëtarë i vitit, balerin etj… mungonin dy: shkrimtari i vitit dhe botuesi i vitit, Shkoj nga media në media dhe shoh që është në të gjitha anët i ndërprerë.
Kuptoj që tek burimi ka një mangësi dhe konstatoj që nga media në media, gazetarët marrin informacionin dhe nuk bëjnë verifikimin e lajmit. Këtu filloi shqetësimi im. Këtu ngrita shqetësimin tim. Shtova dozën e tonalitetit të shprehjes, thash që ka një censurim të këtij lajmi pa vënë dorë. E rëndësishme, është që doli se mediat qarkullojnë lajmin dorë më dorë pa verifikuar. Lajmi nuk ka natyrë vertikale, por horizontale nga media tek media.
Le ta quajmë mungesë profesionalizmi, por duke e quajtur edhe mosangazhium të medias, por that që edhe në burim ka censurim, sipas jush?
Nuk e di, por di të them që romani “Murgu” herë pas here ka pësuar të tilla gjëra. Unë mendoj që janë dy elemente: përmbajtja e librit që i bën thirrje vlerave kundër materializmit, besoj që edhe unë si eksperimentues në fushën e të shprehurit nëpërmjet një romani nuk kam qenë shumë i pranueshëm në disa mjedise.
Në gazetën tema u shkrua se pse profesor Fuga e ka cilësuar censurë dhe jo që ndoshta informacioni nuk ka përbërë lajm. Polemika ishte në planin profesional të trajtimit të lajmit. Unë nuk kuptoj si mund të thuash se si ai nuk bën lajm ndërsa reagimi im për librin tim bën lajm.
Nuk keni as pushtet ekzekutiv, por vetëm të fjalës, pse sipas jush ka një fushatë kundër jush?
Nuk thash fushatë, por konstatojë që herë pas here ka një agresivitet që janë të padrejta, të mbështetura në shpifje e sulme personale, por nuk merrem me to. Kushdo që del në hapësirën publike duhet të pranojë që do të jetë i sulmuar. Unë them gjithmonë që ne filozofët kemi parimin e Sokratit.
Sokrati në fund helmohet. Edhe të tjerë filozofë kanë qenë të etiketuar. Për mua është një konfirmim që je në rrugë të drejtë kur më sulmojnë. Arsyeja është besoj se kamë zgjedhur mos të flas me gjuhën e politikës. Gjuha e tyre është: kush kamp është më i mirë, e të akuzosh tjetrin se e ka ai fajin.
Në momentin që futesh në gjuhën e politikës nuk ke më rëndësi ti si person, por kampi. Ka shumë politikanë që kanë rënë pre e këtij kurthi. Për mua, politika qytetari shteti ka nevojë që intelektuali të mos hyjë në politikë sepse atëherë ai do të bëjë opozitën më të fortë.
Për ta bërë më aktuale, Artan Fufa sot është i papëlqyer nga të dyja krahët?
Aktualisht nga e majta nuk jam i pëlqyeshëm, e djathta nuk ka asgjë me mua, ndoshta as të tjerët nuk kanë, po me të majtën kam disa shqetësime. Më kanë atakuar edhe nga tribuna e parlamentit.
Vijon…